Kthehet në dhjetor Festivali i Këngës. Zgjidhen 26 artistët konkurrues - Shqiptari i Italisë

Lifestyle
Edhe këtë vit drejtor artistik i Festivalit kompozitori Shpëtim Saraçi. Në këtë edicion, që do të zgjasë tre net, do t’i bëhet homazh Festivalit të vitit 1972, që u përdor si pretekst për një varg dënimesh në art dhe kulturë.

Tiranë 11 nëntor 2012 – Do të mbahet më 20, 21 dhe 22 dhjetor edicioni i 51-të i Festivalit të Këngës në RTSh, gara më e rëndësishme e muikës së lehtë shqiptare, Në garë jo vetëm për çmimin e parë, por edhe për të përfaqësuar Shqipërinë në “Eurovizion”, do të jenë artistët si Anjeza Shahini, Bojken Lako, Kejsi Tola, Kozma Dushi, Rosela Gjylbegu, Vesa Luma, Flaka Krelani, Selami Kolonja, etj.

Ndër emrat e përzgjedhur tashmë, pjesa më e madhe janë artistë të rinj dhe të paktë janë emrat “e vjetër” të këtij festivali. Në këtë edicion rikthehet dyshja që përfaqësoi me sukses Shqipërinë në Festivalin Europian të Këngës, Anjeza Shahini me një kompozim të Edmond Zhulalit. Ndërsa fituesi i vjetshëm, kompozitori Florent Boshnjaku ka zgjedhur këtë vit të përfaqësohet me këngëtaren Vesa Luma.

Edhe këtë vit drejtor artistik i Festivalit do të jetë kompozitori dhe orkestruesi Shpëtim Saraçi. Gjatë këtit edicioni do të kujtohet veçanërisht Festivali i vitit 1972, që u përdor si pretekst për një varg dënimesh në art dhe kulturë.

Festivali do të zhvillohet në tri net. Në dy netët e para do të këndohen nga 13 këngë, prej të cilave vetëm 8, pra 16 gjithsej, do të shkojnë në natën finale.

Festivali i këngës në RTSH zhvillohet çdo fundviti që prej vitit 1961 dhe që prej vitit 2003 kënga fituese e këtij festivali ka përfaqësuar Shqipëri në Eurovizion. Fituesja e edicionit të kaluar ishte Rona Nishliu me këngën “Suus”.

Artistë që konkurrojnë në këtë edicion

1. Adrian Lulgjuraj & Bledar Sejko
2. Ardian Bujupi
3. Ani Çuedari
4. Anjeza Shahini (ESC 2004)
5. Arjan Dredhasi
6. Arjela Krasniqi
7. Bojken Lako
8. Bon Bon Band
9. Dr. Flori & Fabi
10. Elis Nova
11. Entela Zhula
12. Flaka Krelani
13. Grupi 'Na'
14. Hersi Matmuja
15. Kejsi Tola (ESC 2009)
16. Kelly
17. Kozma Dushi
18. Lynx
19. Marsela Çibukaj
20. Merland Kademi
21. Rezarta Smaja
22. Rosela Gjylbegu
23. Selami Kolonja
24. Valon Shehu
25. Vesa Luma
26. Xheni & Enxhi Kumrija

Kënga fituese e vitit të shkuar, Suus, e kënduar nga Nishliu, që përfaqësoi Shqipërinë në Eurovizion

" width="540">

embed video plugin powered by Union Development