Leccenews.it: Shqipëria vend sllav - Shqiptari i Italisë

Lifestyle

Leccenews.it jep sot lajmin e një anijeje shqiptare që është bllokuar Roja Bregdetare e Otrantos për mangësi e dëmtime të aparaturave të domosdoshme për lundrim.

Lajmi në vetvete ndoshta është pa interes, ajo çka duket vërtet interesante është fakti që Shqipëria konsiderohet “vend sllav”. Lapsus apo gabim, është diçka që përsëritet në vite. Kaq e vështirë qenka që italianët të kuptojnë që shqiptarët nuk janë sllavë e, për rrjedhojë, Shqipëria nuk është vend sllav. Janë sllavë serbët, bullgarët, kroatët, malazeztë, bosnjakët sllovenët, por jo shqiptarët e kosovarët.