Marwan në shkretëtirë. Refugjati i vogël mallëngjen botën - Shqiptari i Italisë

Lifestyle
Fotografia e shkrepur nga UNHCR në kufirin mes Sirisë dhe Xhordanisë tregon një prej fëmijëve të shumtë të detyruar të lënë shtëpinë. Kishte mbetur mbrapa pjesës tjetër të familjes gjatë kapërcimit të shkretëtirës

Romë, 18 shkurt 2014 – Një fëmijë 4 vjeç në shkretëtirën e pafund. Po largohet nga lufta me në krah bagazhin e tij të varfër, një qese plastike.

Fotografia është postuar të dielën në Twitter nga Andrew Harper, anëtar i Komisariatit të Lartë të Kombeve të Bashkuara për Refugjatët (UNHCR), tregon shumë më tepër se të tjerar dramën e refugjatëve sirianë dhe të një milion fëmijëve të detyruar të largohen nga shtëpitë e tyre. Fotografia fikson Marwan teksa mbërrin në kufirin xhordan ku ndihmohet nga operatorët humanitarë.

Fillimisht u përhap lajmi se Marwan kishte kapërcyer shkretëtirën i vetëm. Në të vërtetë kish qenë bashkë me një grup refugjatësh, por në pjesën e fundit të marshimit të gjatë kish mbetur pas. Vetë Harper shpjegoi se menjëherë pasi kaloi kufirin, 4-vjeçari ka mundur të hidhet në krahët e nënës.

(Ndiqni Shqiptariiitalise.com edhe në Facebook dhe Twitter)