Mr. Facebook hyn në politikë dhe e nis nga emigrantët - Shqiptari i Italisë

Lifestyle
Mark Zuckerberg po krijon një grup ndikimi. Mes objektivave të parë reforma e shtetësisë dhe e emigracionit

Romë, 28 mars 2013 – Mark Zuckerberg i futet politikës. Ose të paktën, është gati ngrejë zërin (ndikues) në debiti publik amerikan.

Wall Street Journal ka nxjerrë në dritë që 28 vjeçari themelues i Facebook-ut po krijon një “political advocacy group”, me fjalë të tjera një grup ndikimi, lobby, bashkë me të tjerë emra të mëdhenj të teknologjive të reja. Në projekt, mes të tjerësh, duket se është i përfshirë edhe Reid Hoffman, bashkëthemelues i Linkedln.

Sipas dëshmive të mbledhura nga Wall Street Journal mes miqve të Zuckerberg, aksioni i grupit do të ketë në qendër reformën e përgjithshme të ligjit amerikan mbi imigracionin dhe krijimin për emigrantët të një rruge më pak të ndërlikuar se sot drejt shtetësisë. Konsiderohen gjithashtu të rëndësishme edhe reforma e arsimit dhe financimi i kërkimit shkencor.

Nuk është risi që sipërmarrësit amerikanë të kenë për zemër temën e emigracionit. Në Sillicon Valley, për shembull, po organizojnë një marshim virtual në Uashington për të kërkuar lehtësime për hyrjet e punonjësve më të kualifikuar.

Laurene Powell, e veja e bashkëthemeluesit të Apple-it Steve Jobs, ka promovuar  www.thedreamisnow.org. Sajti i jep zë brezit të padukshëm të bijve të imigrantëve të parregullt në Amerikë, që përmes videove shpjegojnë si do të ndryshonte jeta e tyre po të bëheshin shtetas amerikanë.

EP, www.stranieriinitalia.it