Në 100-vjetor të pavarësisë, 30 balona kuqezi në qiell të Francës - Shqiptari i Italisë

Lifestyle
Në kuadrin e Takimit Ndërkombëtar të Balonave në qytetin Dieppe të Francës, u ngritën në qiell edhe 30 balona kuq e zi

Tiranë, 18 shtator 2012 - 30 balona kuq e zi të dimensioneve të ndryshme u ngritën në qiellin e qytetit bregdetar të Dieppit në Francë, duke ofruar një spektakël me titull “Shqipëri 100 vjet Pavarësi”.
Në kuadrin e Takimit Ndërkombëtar të Balonave (Cerf-Volant) në qytetin Dieppe të Francës, shoqata e balonave, e kryesuar nga piktori Zamir Mati, me mbështetjen e ambasadës shqiptare në Francë, dhanë spektaklin nga data 15-16 shtator dhe ndër të tjera, ngritën në fluturim edhe një balonë 120 metra të gjatë, mbi të cilën ishte qëndisur mbishkrimi: "Albanie 1912-2012".

Nisur nga vëmendja që zgjoi prania e një larmie balonave kuq e zi në këtë manifestim, këndi shqiptar u bë objekt i mediave lokale të shkruara e atyre vizive si dhe i paneleve publicitare të ngritura me këtë rast.

Në veprimtarinë e mësipërme ishte i pranishëm dhe ambasadori shqiptar Ylljet Aliçkaj. Për herë të parë në këtë manifestim u bë e mundur edhe pjesëmarrja e një ekipi nga Kosova, përfaqësuar nga piktori Eshref Qahili".