Nga Merkel te May, do të jenë gratë ato që do të mbizotërojnë së shpejti botën? - Shqiptari i Italisë

Lifestyle

Gratë pritet të marrin së shpejti kryesimin e SHBA-së, Britanisë dhe Kombeve të Bashkuara, por çfarë do të thotë kjo për pjesën tjetër të botës?

Nga Keith Breene, WeForum.org

Në Shtetet e Bashkuara dhe Britani, dhe madje edhe në Kombet e Bashkuara, po flitet shumë rreth grave në pushtet për momentin.

Hilary Clinton është në një pozicion të fortë për t’u bërë presidentja e ardhshme e Shteteve të Bashkuara.

Mbretëria e Bashkuar nuk e di ende se kush mund të jetë kryeministri i ardhshëm, por dihet që do të jetë një grua, pasi lista është thjeshtuar te Teresa May dhe Andrea Leadsom.

Me Partinë Laburiste të opozitës në rrëmujë, ekziston ideja se lideri aktual Jeremy Corbyn do të sfidohet nga Angela Eagle. Skocia, ndërkohë, drejtohet nga liderja Nicola Sturgeon. Në fakt, të tria partitë kryesore në Skoci tani drejtohen nga gratë.

Dhe vendimi i fundit i Mbretërisë së Bashkuar për t’u larguar nga BE-ja, i ka shtuar edhe më shumë pushtetin kancelares gjermane Angela Merkel.

Ndërkohë, ish-kryetarja e OKB për Klimën, Christiana Figueres është nominuar si kandidate për postin e sekretarit të përgjithshëm të OKB.

Të krijohet ndjesia, se gratë po e kapërcejnë balancën kur vjen puna për pozicione kyçe të pushtetit në politikë. Por arritjet e tyre nuk janë përkthyer ende në realitet, në fakt, gratë po kanë sukses në politikë vetëm në pak vende për momentin.

Në fakt, ka vetëm dy vende në botë ku gratë kanë shumicën në parlament: Ruanda dhe Bolivia.

Afrika është shumë e pranishme në 10 vendet kryesore, ku Senegali, Sejçelli dhe Afrika e Jugut pasojnë Ruandën. Senegali vjen në vendin e gjasshtë, me një parlament me 43% gra dhe Afrika e Jugut është në vendin e shtatë me 42% të grave në parlament.

Vendet nordike janë gjithashtu të pranishme, ku Suedia dhe Finlanda janë në 10-shen kryesore.

Kryeministri i Kanadasë Justin Trudeau ka emërua kabinet të ri dhe me diversitet etnik, ku për herë të parë në historinë e vendit kabineti ministror është i barabartë mes burrave dhe grave.

Ministrat – 15 gra dhe 15 burra – janë kryesisht nën 50 vjeç, falë një nxitjeje rekrutimi që shënon si ndryshimin brezor dhe zotimin e Kanadasë ndaj diversitetit.

Gratë nuk po e arrijnë majën e profesionit të vet vetëm në politikë. Christine Lagarde po shërben mandatin e saj të dytë si kreu i Fondit Monetar Ndërkombëtar, Janet Yellen drejton Rezervën Federale të SHBA dhe Mary Barra si drejtoreshë dhe kryetare e General Motors, është një nga figurat më të larta të biznesit.

Hendeku gjinor i lidershipit nuk është mbyllur plotësisht, pavarësisht këtyre. SHBA dhe Britania – ndërsa janë pranë të pasurit politikane drejtuese – nuk e kanë këtë në përfaqësimin parlamentar. Senati i SHBA përbëhet vetëm nga 20% gra dhe më shumë se 80% e anëtarëve të Shtëpisë së Përfaqësuesve dhe 88% e guvernatorëve janë burra. Në Uestminister është vetëm 29%.

Ndaj, për të cituar kryeministren e parë të Australisë, Julia Gillard, kur vjen puna për të parë se si gratë po ia dalin në pozicione pushteti kudo në botë, përballë atyre që pritet të vijnë në pushtet: “Kjo nuk shpjegon gjithçka, kjo nuk shpjegon asgjë”.