Nicole Kidman, në përurimin e kanalit Agon Channel Italia - Shqiptari i Italisë

Lifestyle

Pas një sezoni përzgjedhjesh mes personazheve italiane si Sabrina Ferilli, Maddalena Corvaglia e Pupo-Enzo Ghinazzi  për talk-show e Antonio Caprarica si drejtor i lajmeve (në vend të Alessio Vinci-t?) zbarkon në panoramën italiane televizive, Agon Channel Italia, televizioni low-cost i prodhuar në Shqipëri për publikun italian, i sipërmarrësit italian Francesco Becchetti. Agon do të transmetojë në kanalin 33 të sistemit digjital tokësor duke filluar nga 26 nëntori.

E papritura e fundit që mbërrin nga Agon, është pjesëmarrja në inaugurimin e rrjetit edhe e aktores hollivudiane Nicole Kidman. Do të jetë ajo e ftuara e nderit në mbrëmjen e përurimit të kanalit televiziv që do të transmetohet live, më 26 nëntor nga The Mall i Milanos. Lajmin e jep Pupo për Adnkronos: "Jemi gati e jemi përgatitur shumë shumë mirë, aq mirë sa për inaugurimin e kanalit do të jetë e pranishme edhe Nicole Kidman...".