Nishliu: “Në Eurosong do të përfaqësoj dy shtete dhe një komb” - Shqiptari i Italisë

Lifestyle

Rona Nishliu është e para kosovare që do të përfaqësojë Shqipërinë në festivalin europian të këngës "Eurosong", i cili këtë vit do të mbahet në Baku të Azerbajxhanit.

Rona Nishliu do të përfaqësojë Shqipërinë në festivalin evropian të këngës "Eurosong",  i cili këtë vit do të mbahet në Baku të Azerbajxhanit. Me këngën e saj të titulluar "Suus", Rona Nishliu, kosovarja e vetme pjesëmarrëse në festivalin e 50-të të Radio Televizionit të Shqipërisë, la pas të gjitha këngët e tjera duke rrëmbyer trofeun për të vazhduar tutje. Në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, Rona premton se do t’i përfaqësojë denjësisht të gjithë shqiptarët.

Jeni kosovarja e parë që do ta përfaqësoni Shqipërinë në "Eurosong". Ç’do të thotë kjo për ju?

Është nder i veçantë që do të jem atje - do të jem përfaqësuesja e dy shteteve dhe një kombi. Do të mundohem t’i përfaqësoj denjësisht të gjithë shqiptarët në të gjitha trevat ku janë ata dhe do të mundohem të jap maksimumin tim për një prezantim sa më dinjitoz.

Kënga "Suus" ka ngritur debate të shumta, si në Kosovë ashtu edhe në Shqipëri,  duke u diskutuar se në "Eurosong" kërkohen këngë më ritmike?

Për mua çdo kritikë pozitive dhe negative, është e rëndësishme. Sidoqoftë kënga është ajo që është dhe unë besoj jashtëzakonisht shumë në të, ashtu siç kam besuar gjatë konkurrimit. Synimi është prezantimi sa më i denjë, dhe unë zakonisht kur kam punuar, nuk kam punuar me këngë vardisëse dhe nuk i jam përshtatur kornizave të festivaleve ose ngjarjeve ku kam marrë pjesë. Kam prezantuar veten ashtu si di ta bëj më së miri dhe si është më së miri.

Nuk e di se cilat janë ato këngë adekuate të Eurovizionit dhe mendoj që kënga "Suus" më prezanton mua dhe bashkëpunëtorët e mi jashtëzakonisht mirë. Besoj se do të jap një imazh të mirë edhe për vendin, të cilin e prezantoj.

A keni shumë punë para se të prezantoheni në skenë, duke e marrë parasysh që shtetet pjesëmarrëse në festivalin evropian "Eurosong", i kushtojnë shumë rëndësi edhe publicitetit, për këngët e tyre? A do të bëhet një gjë e tillë edhe me ju dhe ekipin tuaj?

Është një ekip i tërë që do të punojë, për çdo fazë të punës, nuk është versioni përfundimtar i këngës, apo videoklipi. Janë edhe shumë e shumë faza të tjera që unë do t’i publikoj me kohë, dhe po ju siguroj për një gjë -  do të bëhet punë intensive dhe më e mira, për të bërë një prezantim sa më të mirë të mundshëm.

A mendoni se do të shkoni në finale?

Dua ta përsëris vetveten, nuk besoj që puna e mirë, e sinqertë dhe me shumë dashuri ndonjëherë nuk është vlerësuar. Unë synoj më të mirën, prandaj edhe po bëj përgatitje intensive duke planifikuar çdo detaj të mundshëm jo vetëm unë, por edhe ekipi që është përkrah meje.

" width="420">

embed video plugin powered by Union Development