“Nuk preken as me lule” – Fushata Benetton kundër dhunës ndaj grave (video) - Shqiptari i Italisë

Lifestyle
Një grup burrash në shkretëtirë që rrethojnë një grua. Fytyrat e tyre janë të zymta e duket se duan të marrin me gurë gruan e pambrojtur.
Por në vend të gurëve, nisin ta qëllojnë me petale lulesh.
Është kjo videoja e fushatës Unhate e United Colors of Benetton për ditën ndërkombëtare kundër dhunës ndaj grave. “Jepi fund dhunës ndaj grave, tani! – është mesazhi i fushatës – Gratë nuk preken as me lule”.