Plazhet e Jugut të Shqipërisë, surpriza e kësaj vere. Edhe për Corriere della Sera - Shqiptari i Italisë

Lifestyle
Edhe në këtë fillim vere, media të ndryshme të huaja po promovojnë potencialet turistike të Shqipërisë.
Corriere della Sera në rubrikën e saj Viaggi shkruan se “Shqipëria është këtë vit një nga destinacionet europiane për të kaluar pushimet verore”.
Gazetarja Francesca Masotti ka vizituar plazhet e jugut të Shqipërisë, Karaburun, Dhërmi, Himarë, Porto Palermo, Borsh, Ksamil. Ajo shkruan se Shqipëria këto vitet e fundit është rigjeneruar, është dinamike dhe kreative, se në Shqipëri mund të bësh pushime të lira, ka plazhe të virgjëra, ushqim të mirë dhe njerëz miqësorë. Ajo e shoqëron shkrimin e saj me foto të mrekullueshme nga zonat e vizituara.