“Po të bëhesh presidente do paguhesh njësoj si një burrë?” - Shqiptari i Italisë

Lifestyle

 

Pyetja e një vogëlusheje Hillary Clintonit që thotë shumë mbi situatën e grave në tregun e punës, edhe në shoqëritë perëndimore

Konventa demokratike e Filadelfias ka kurorëzuar Hillary Clintonin si kandidate për presidente të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Amerika hedh një hap historik, është hera e parë që një grua vihet në garë për nbë Shtëpinë e Bardhë.

E pyetja që një vajzë e vogël i drejton Clintonit është ndoshta banale por flet shumë mbi një çështje të ditës edhe në shumë shoqëri të sotme: “Nëse zgjidhesh presidente, mendon se do të fitosh si të ishe burrë?”.

Clinton i përgjigjet se presidenca e Shteteve të Bashkuara është një prej të paktave punë ku u garantohet e njëjta rrogë qoftë një burri, qoftë një gruaje. Por, nënvizon ish sekretarja e Shtetit, në shumë vende të tjera pune nuk është kështu. “Unë do të bëj gjithça që do të kem në dorë që çdo grua, në cilindo vend pune të fitojë njësoj sa burri që bën të njëjtën punë” premton kandidatja demokrate.

Advertisement