Politikanët në version vere (foto) - Shqiptari i Italisë

Lifestyle
Pas Nishanit në kanotierë e pantallona të shkurtra, edhe Meta…

Vera e nxehtë i ka zhveshur të gjithë. Edhe përfaqësuesit më të lartë të shtetit nga kostumet e tyre hijerëndë.

Presidenti i Shqipërisë, Bujar Nishani, nga Shëngjini, jep intervistën për TV Klan me pantallona të shkurtra e një kanotiere, apo bluzë pa mëngë, quajeni si të doni.

Edhe Ilir Meta, kryetari i Kuvendit, që intervistohet nga Oranews në Jalë, ka nxjerrë këmbët jashtë, duke zgjedhur një veshje shumë informale: pantallona të shkurtra e një bluzë pambuku me mëngë të shkurtra.

Shyqyr që vapa po bie!