Restaurohet 'Skënderbeu'. 60 aktorë realizojnë dublimet e personazheve - Shqiptari i Italisë

Lifestyle
Skënderbeu “i sotëm” do të ketë zërin e Rikard Larjes, Donika atë të Roza Anagnostit, Sulltan Murati zërin e Robert Ndrenikës. Po realizohet restaurimi dhe dublimi i filmit  shqiptaro-sovjetik të vitit 1953

Tiranë, 25 tetor 2012 – Plot 59 vjet pas realizimit të tij, filmi "Skënderbeu" do të tingëllojë ndryshe. Regjisorët Piro Milkani dhe Esat Musliu po realizojnë projektin e restaurimit me parametra bashkëkohorë dhe të dublimit të filmit në gjuhën letrare, ndryshe nga origjinale. 

Skënderbeu do të ë në gjuhën letrare me zërin e aktorit Rikard Larja, ndërkohë që përveç tij, janë edhe aktorë të tjerë që kanë dhënë zërat e tyre për këtë projekt që realizohet në kuadër të 100-vjetorit të Pavarësisë. Roza Anagnosti dublon Donikën, Tinka Kurti nënën, Robert Ndrenika Sulltan Muratin etj.      

Në një prononcim për mediat, regjisori i dublimit, Esat Musliu, tha se është zgjedhur një kastë prej 60 aktorësh nga më të mirët dhe se aktualisht, filmi është në Itali, ku po restaurohen gërvishtjet, destabiliteti i figurës që lëviz. Gjithashtu dialogjet do të jenë të reja, muzika do të tingëlloje ndryshe, por edhe efektet, troku i kalit, përplasja e shpatave, rrëzimi i kalorësve.

Filmi "Skënderbeu” do të vijë në parametra shumë më të mirë teknikë dhe të interpretimit, por natyrisht struktura do të jetë ajo e realizuar në vitin 1953 nga regjisori rus Surgei Jutkeviç. Komiteti Shtetëror për 100-vjetorin ka lëvruar një fond për restaurimin e filmit që pritet të shfaqet premierë në muajin nëntor.

"Skënderbeu" është një film historik, fryt i bashkëpunimit shqiptaro-sovjetik, mbi jetën e heroit kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu. Gjergj Kastrioti bashkon princërit shqiptarë, duke u martuar me Donikën dhe duke organizuar Lidhjen e Lezhës, por përballet edhe me tradhtinë e Hamzait, nipit të tij.

Filmi ka skena masive të betejave historike dhe rrethimit të Krujës. Protagonisti është interpretuar nga Akaki Khorava, në role të tjera, Besa Imami, Naim Frashëri, Marie Logoreci, etj.

Lexo edhe:
Kinema e Shqipërisë
Dhimitër Anagnosti, kinemaja si ndërgjegje

" width="420">

embed video plugin powered by Union Development