Rona Nishliu do të këndojë shqip në Eurovizion - Shqiptari i Italisë

Lifestyle
Këngëtarja nga Kosova, Rona Nishliu do të këndojë shqip në skenën e “Eurovizionit” në Baku të Azerbajxhanit.

Tiranë, 18 shkurt 2012 – “Kënga që do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurovizion 2012 do të këndohet në gjuhën shqipe”. Kështu shkruhet në faqen zyrtare të Festivalit Europian.

Që prej dy javësh ajo ndodhet në SHBA për të realizuar versionin final të këngës “Suus” që do të jetë tre minuta duke iu përmbajtur rregullave të “Eurovizionit”. Për regjistrimin e këngës punohet në studiot e Ocean Way Recording dhe Capitol Records në Los Anxheles, ndërsa përpunimi i saj bëhet në studion muzikore Sterling, në Nju-Jork.

Këngëtarja nga Kosova do të performojë në natën e parë të festivalit, 22 maj, së bashku me shtetet si Rumania, Greqia, Rusia, Belgjika, Hungaria, etj. Këtë vit në Eurovizion do të konkurojnë 37 këngë në dy netë gjysmë finale, 22 dhe 24 maj, ndërsa finalja e madhe do të jetë mbrëmjen e 26 majit.

Lexo edhe: