Rona Nishliu fiton Festivalin e 50-të të Këngës në RTSh - Shqiptari i Italisë

Lifestyle

“Nuk Jam në festival për Eurosongun” thoshte ajo dy ditë më parë për mediat, e megjithatë mbrëmjen e 29 dhjetorit, me këngën “Suus” u kurorëzua fituese e festivalit të 50-të të këngës në RTSh, duke fituar kështu të drejtën që të përfaqësojë Shqipërinë në Eurosong.

“Unë nuk erdha të pretendoja për Eurosongun,unë çmoj jashtëzakonisht shumë festivalin e RTSH-së, prandaj u bëra pjesë e tij. Mendoj se ky festival në kohëra të vështira ka shërbyer si një platformë e rëndësishme e këngëtarëve, e zërit dhe e muzikës, e ndjenjës, e rrethanave. Edhe atëherë kur me gjasë çdo gjë po kontrollohej, ca gjëra nuk u mbajtën dot brenda kornizave, se arti shkon gjithmonë përtej dhe kjo është më ë bukura. Ky festival ka shërbyer si platformë shumë e rëndësishme për shumë këngëtarë nga Kosova në vitet '90-të, në atë periudhë të vështirë që Kosova pati dhe këta muzikantë, këngëtarë, kompozitorë e poetë, bënë shumë sakrifica për t'u paraqitur duke mbyllur sytë para gjithë rreziqeve. Kemi një festival me 50 vite traditë dhe më vjen keq që jam e vetmja pjesëmarrëse nga Kosova”.

" width="420">

embed video plugin powered by Union Development