Rona Nishliu në turne për të promovuar këngën “Suus” - Shqiptari i Italisë

Lifestyle
Ka nisur me prezantimin e këngës në disa emisione televizive në Mal të Zi turneu i këngëtares kosovare që do të vazhdojë promovimin edhe në shtete të tjera që konkurrojnë në Eurovizion

Tiranë, 11 prill 2012 – Rona Nishliu, këngëtarja që do të përfaqësojë Shqipërinë në garën më të madhe të këngës europiane, do të promovojë përmes një turneu këngën e saj “Suus”.

Promovimi i këngës së shkruar nga vetë Nishliu dhe e kompozuar nga Florent Boshnjaku, ka nisur me prezantimin e Nishliut në disa emisione televizive për kanalet e Radiotelevizionit të Malit të Zi dhe do të zgjasë deri në ditët e para të majit. Kënga do të promovohet edhe në shtetet e tjera që konkurrojnë në Eurovizion.

Ndërkohë Nishliu ka realizuar edhe videoklipin e këngës së saj, që është hedhur tashmë në faqen zyrtare të festivalit europian.
ajo udhëtoi së bashku me ekipin e saj drejt SHBA-së, për të realizuar versionin final të këngës “Suus”. Versioni i ri i këngës duhet t’i përmbahej rregullave të “Eurovizionit", ndaj u përpunua dhe incizua në disa studio prestigjioze në Los Angeles. 

Këtë vit në Eurovizion do të konkurrojnë 37 këngë në dy net gjysmëfinale, 22 dhe 24 maj, ndërsa finalja e madhe do të jetë mbrëmjen e 26 majit. Këngëtarja nga Kosova, Rona Nishliu, do të këndojë shqip në skenën e “Eurovizionit” në Baku të Azerbajxhanit dhe do të paraqitet në gjysmëfinalen e parë, më 22 maj, e pesta në radhë.

" width="540">

embed video plugin powered by Union Development