Rona Nishliu, sot në festivalin europian të këngës - Shqiptari i Italisë

Lifestyle
Ndërsa Shqipëria është në zi, këngëtarja kosovare që e përfaqëson në Eurovizion, festivalin europian të këngës, duhet të këndojë në Baku të Azerbajxhanit. RTSh, që nuk do të transmetojë drejtpërdrejt festivalin u kërkon shqiptarëve jashtë atdheut të mbështesin Nishliun me televotën

Ndërsa Shqipëria është në zi, këngëtarja kosovare që do ta përfaqësojë në Eurovizion, festivalin europian të këngës, duhet të dalë në skenë në Baku të Azerbajxhanit. Duhet të këndojë sonte, në gjysmëfinalen e parë të festivalit.

Në Shqipëri, Eurovizion nuk do të transmetohet live, gjë që është normalisht e detyrueshme: Festivalit i është kërkuar që Radio Televizioni Shqiptar të transmetojë të regjistruar natën e parë. Por Rona mund të ketë mbështetjen e qindra mijëra shqiptarëve që jetojnë jashtë atdheut dhe që mund ta ndjekin drejtpërdrejt festivalin. Shqiptarët e Italisë mund ta ndjekin sonte në Rai5, në orën 21,00 dhe të televotojnë për këngëtaren Nishliu (ajo ka kodin 05).

Ndërkaq, në faqen zyrtare të festivalit Eurovizion, ku është dhënë edhe lajmi i zisë kombëtare për Shqipërinë, janë me dhjetëra mesazhe, dhe jo vetëm të shqiptarëve, që shprehin dhimbje për atë çka ndodhi dje në Himarë dhe i urojnë fat Rona Nishliut.

" width="540">

embed video plugin powered by Union Development