Sadiku: I lumtur për fitoren, tani kualifikimi nuk varet nga ne - Shqiptari i Italisë

Lifestyle
Flasin protagonistët, ata që sapo shkruan një faqe shumë të bukur në historinë e futbollit

Tiranë, 20 qershor 2016 - Heroi i skuadrës kombëtare, shënuesi i golit të parë të kuqezinjve Armando Sadiku është shprehur i lumtur për fitoren e parë historike të Shqipërisë në një kompeticion të të një niveli kaq të lartë.

“Jam shumë i lumtur për këtë fitore historike. Dua të falënderoj të gjithë shokët e skuadrës, stafin, trajnerin, të gjithë që më qëndruan afër dhe tani ua shpërbleva me këtë gol të rëndësishëm”.

“Kur shënova nuk e pashë as topin, - tha ai - shkova të festoj me të gjithë stafin pasi të gjithë kanë dhënë kontributin e tyre, deri tek masazhatorët”.

Gjithashtu autori i golit tha se tani kualifikimi është në dorë të fatit. “Tani nuk varet më nga ne, do presim si do dalin ekipet e tjera, shpresojmë në një rezultat të keq për to. Do të kthehemi në hotel dhe atje do presim me ankth ndeshjet e tjera”.

Sadiku falënderoi edhe tifozët duke thënë se ndihet shumë krenar për ta pasi kanë lënë mbresë në çdo ndeshje.