Samir Mane, miliarderi i parë i Shqipërisë - Shqiptari i Italisë

Lifestyle
Pasuria e tij, sipas Wealth-X, kapërcen 1 miliardë dollarët

Romë, 5 gusht 2013 – Sipërmarrësi Samir Mane është njeriu më i pasur i Shqipërisë, me një pasuri që shkon në rreth 1,2 miliardë euro. Këtë pohon “Wealth-X”, firma me qëndër në Singapor, e specializuar në identifikimin e personave më të pasur të botës, e thënë ndryshe e të gjithë atyre pasuria e të cilëve kapërcen 30 milionë dollarët.

Mane është president e drejtor ekzekutiv i Grupit Balfin- Balkan Finance Investment Group, më i madhi në Shqipëri i zhvillimit të pasurive të patundshme dhe i shitjeve me pakicë, i themeluar në maj të vitit 1993.

Janë pjesë e këtij grupi, ManeTCI që drejton aktivitetin e investimeve për pasuritë e patundshme, i fokusuar në prona të mëdha tregtare shumë-funksionale siç janë qendrat tregtare TEG e QTU, rezidencat e banimit, komplekset e vilave si “Rolling Hills”; Neptun që është aktive në shitjen me shumicë dhe atë me pakicë të pajisjeve elektro-shtëpiake, rrjeti që operon me numrin më të madh dyqaneve të shitjes me pakicë në vend; Albanian Commercial Real Estate Management (Acrem) që ofron një portofol të plotë të shërbimeve, përfshirë menaxhimin e pronave, vlerësime, shërbime qiradhënieje, menaxhim marketingu, etj; Fashion Retail e fokusuar në biznesin e shitjes me pakicë të veshjeve të markave prestigjioze perëndimore; Albcrome, kompani ndër më të rëndësishmet e industrisë minerare në Shqipëri dhe në rajon.