Serbi-Shqipëri: Ja videoja mbi të cilën bazohet mbrojtja shqiptare në Apel - Shqiptari i Italisë

Lifestyle
Italia 1 shfaq videon me përmbledhjen e "bëmave" të serbëve në Beograd para e gjatë ndeshjes Serbi-Shqipëri. Mbi këtë material që i është dërguar UEFA-s, mbështetet edhe mbrojtja shqiptare në apelin e vendimit që i njohu fitoren në tavolinë Serbisë.

Video e paparë me klimën që futbollistët shqiptarë gjetën në stadiumin Partizani të Beogradit kur droni as nuk kish dalë në skenë, dhe keqtrajtimin e tyre në fushë. Nga koret raciste, të nxitura edhe nga ata që duhet të mbanin rendin deri te zbritja e tifozëve në fushë e rrahja e futbollistëve, gjithnjë edhe me ndihmën e atyre që duhet të mbronin lojtarët. Të gjitha në tre minuta. Thuajse e pabesueshme të ndodhin të tilla gjëra, që asgjë nuk kanë të përbashkët me sportin, në një stadium evropian, në vitin 2014. Akoma më e pabesueshme që UEFA nuk ka parë akoma racizmin në të gjithë këtë.

Shtyp mbi foton poshtë për të parë videon: