Serbi-Shqipëri. Mijëra shqiptarë “sulmojnë” profilin facebook të UEFA-s - Shqiptari i Italisë

Lifestyle

Vendimi mbi ndeshjen Serbi-Shqipëri la të gjithë gojëhapur. Për trajtimin thuajse të barabartë të dy federatave të futbollit, për mosmarrjen hiç parasysh të racizmit në stadium, edhe pse ajo shpenzon miliona euro për fushatën antiraciste, spoti i të cilës jepet rregullisht edhe në këtë periudhë: me sloganin “Thuaji “JO” racizmit”, futbollistët më të mirë në botë promovojnë vëllazërinë e miqësinë në sport kundër racizmit.

Me shpalljen e vendimit edhe në profilin e vet Facebook, Organi më i lartë drejtues i futbollit është “përmbytur” nga mijëra komentet e shqiptarëve që në mënyrë provokuese shkruajnë dhjetëra herë “Thuaji “PO” racizmit”, të kundërtën e sloganit të Uefa-s.

Vendimi i UEFA-s

Komisioni i disiplinës së UEFA-s ka dënuar përfaqësuesen Shqiptare duke i dhënë Serbisë fitoren me 3 gola në tavolinë. Serbia veç fitores së dhënë në tavolinë, dënohet me heqjen e 3 pikëve dhe detyrimin e luajtjes së dy ndeshjeve të ardhshme pa tifozë. Të dyja federatat dënohen njësoj me nga 100.000 euro gjobë.