Serbi-Shqipëri. Në fushë edhe Ivan "i tmerrshmi". Para tre vjetëve në Genova dogji flamurin shqiptar - Shqiptari i Italisë

Lifestyle
Në stadiumin e Beogradit, kur situata degjeneroi, bashkë me tifozë të tjerë ka zbritur në fushën e gjelbër edhe Ivan Bogdanov.

U bë i njohur në Genova, më 12 tetor 2010, plot katër vjet më parë, kur preu me darë rrjetën që ndante rreth 2000 tifozët serbë me ata italianë, organizoi tifozët ekstremistë në trazirat para dhe gjatë ndeshjes dhe dogji në stadium flamurin shqiptar.
Trazirat e asaj mbrëmjeje shkaktuan ndërprerjen e ndeshjes dhe humbjen e saj në tavolinë. Në Genova luante Itali-Serbi, ndeshje e vlefshme per Evropianin 2012.

Bogdanov, që mori nofkën "Ivan i tmerrshëm" u ndalua, bashkë me tre të tjerë u dënua nga drejtësia italiane. Iu dhanë 3 vjet e 3 muaj burgim për qëndresë të egër ndaj zyrtarëve të shtetit, për dëmtime të rënda, si dhe për shkeljet e parashikuara nga rregullorja e dhjetorit të vitit 1989 mbi sjelljen e qëndrimin në stadium. Dy muaj pas dhënies së dënimit, Bogdanov u dëbua nga Italia.

E çuditshme që autoritetet serbe, që nga njëra anë nuk lanë asnjë tifoz shqiptar të shkonte në stadium me simbole shqiptare, nga ana tjetër nuk ndaluan futjen në stadium të huliganëve të tyre që për bëma si të mbrëmshmet kanë dhënë prova në shkallë ndërkombëtare.

Në Genova, më 12 tetor 2010: