Serbi-Shqipëri. Vazhdon “sulmi” i shqiptarëve ndaj profilit facebook të UEFA-s - Shqiptari i Italisë

Lifestyle
Pas qindra mijëra komenteve me shprehjen “Uefa i thotë “PO” racizmit” të përsëritur pa fund, nën vendimin e dënimit të dy federatave pas ndeshjes Serbi-Shqipëri e botuar në profilin Uefa.com në rrjetin social Facebook, organi më i lartë drejtues i futbollit evropian është detyruar ta heqë krejtësisht atë postim.
Por kjo nuk ka mjaftuar që shqiptarët të mos shkruajnë më të kundërtën e sloganit “Thuaji “JO” racizmit”. Përkundrazi, akoma me intensitet shumë të lartë po “përmbytin” çdo lajm të botuar së fundi në profilin Uefa.com me komentet e tyre, të gjitha në garë me njëri-tjetrin se kush përsërit më shumë shprehjen “Uefa i thotë “PO” racizmit” të shkruar në gjuhën angleze (me gabime, por kjo është tjetër histori).
Shkoni në profilin Uefa.com e hidhuni vetë një sy komenteve që shoqërojnë postimet e fundit.