Sgarbi prezanton Albën, vajzën e tij shqiptare - Shqiptari i Italisë

Lifestyle

Romë, 19 korrik 2016 – “Është vajzë e mirë, elegante, serioze e do të martohet në kishë, mundësisht shpejt. Për më tepër është shqiptare, populli që preferoj. Kam mbrojtur gjithnjë shqiptarët nga shtypi i keq, ndaj edhe kam një vajzë shqiptare”. Kështu shprehet kritiku i artit Vittorio Sgarbi, pak seriozisht e pak me ironi, në një intervistë për revistën Chi, nesër në pikëshitjet e gazetave në Itali) duke i prezantuar publikut vajzën e tij të fundit (atë që ka njohur të fundit, të paktën). Vajza quhet Alba, është 17 vjeç e është fryt i relacionit me një këngëtare lirike shqiptare, Kozeta.

Sot Sgarbi thotë se vajza jeton në Shqipëri dhe se e ka ndjekur nga larg rritjen e saj. “Me Albën mu desh të prisja ca para se ta njihja ligjërisht – pohon Sgarbi – sepse nëna e saj ishte e martuar kur lindi vajza. Tani Alba mban mbiemrin tim”. Por kritiku e ka njohur vajzën ligjërisht në vitin 2011 kur nëna e saj ia kërkoi me gjyq një gjë të tillë.

Lexo edhe: Vittorio Zgarbi, babai i një vajze me nënë shqiptare