Shqipëria mbresëlënëse në një video në Lonely Planet - Shqiptari i Italisë

Lifestyle
Prestigjozja amerikane Lonely Planet boton online një videoreportazh mbi Shqipërinë që regjisori John Broadbean quan “Vend me peizazh spektakolar”, të cilin “nuk e kam parë kurrë më parë e që do t’ju bëjë që të rezervoni menjëherë një fluturim për ta vizituar sa më parë”.

Albanian Alps, by Lenar MusinRegjisori John Broadbean qëndroi në Shqipëri në muajin maj për nëntë ditë, për të filmuar një pjesë të peizazhit për shoqërinë angleze të udhëtimit Untravelled Paths dhe u mahnit nga ajo që pa. “U befasova shumë nga Shqipëria”, thotë ai për Lonely Planet. “Bukuria e saj është e pabesueshme, vargjet malore të pafund, që rrallë i gjen tjetërkund dhe ushqimi është i mahnitshëm kudo ku shkoje!”.

“Rimëkëmbja e ngadaltë e Shqipërisë nga komunizmi ka bërë që një pjesë e madhe e vendit të jetë ende e paprekur. Por - thotë John, - nuk ka siguri se kjo do të mbetet edhe për shumë kohë e papushtuar”.

“Ishte një nga javët me më shumë aktivitet e gjallëri të jetës sime dhe e ndjej se kam nevojë të kaloj më shumë kohë atje. Sinqerisht është një nga vendet më të mira që kam vizituar ndonjëherë në botë (dhe unë kam udhëtuar shumë)”, shkruan Broadbean.

Regjisori informon se Shqipëria gjatë dy viteve të fundit po i kushton vëmendje të veçantë përgatitjes së paketave turistike. E kaluara komuniste, thotë ai, ka ngjallur interes për vizitorët. Këtu ai informon për hapjen e bunkierëve dhe të “Shtëpisë së Gjetheve”, të cilën ai e quan “muzeu ku mund të eksplorosh historinë e policisë sekrete”. Ai përmend edhe nismën e lajmëruar nga qeveria për të zhvilluar udhëtime turistike për vëzhgime zogjsh në ligatinat e Adriatikut, ku numri i kafshëve të egra është rritur ndjeshëm që nga moratoriumi për ndalimin e gjuetisë që hyri në fuqi në vitin 2014.

Në origjinal: This stunning video ill make you want to book flights to Albania right now