Shqipëria në Terra Madre. Tani në Sofje e në tetor në Torino - Shqiptari i Italisë

Lifestyle
Kuzhina dhe prodhimet ushqimore shqiptare, në takimin e dytë rajonal për ushqimin në Sofje të Bullgarisë. Në vjeshtë edhe në Torino

Nga 29 qershori deri më 1 korrik pranë Universitetit të Sofjes, do të mbahet edicioni II i Terra Madre Balcani, që është rrjeti i parë qe bashkon aktivitetet e fushës ushqimore  të të njëjtit rajon.

Këtë vit rrjeti do të mblidhet për të diskutuar mbi Politikën bujqësore të BE-së, dhe për sfidat dhe mundësit që ajo vë përpara prodhuesve të vegjël të vendeve anëtare dhe atyre kandidate. Në takim do të marrin pjesë 150 delegatë nga 10 vende: mes të cilëve 15 nga Shqipëria, 3 nga Kosova dhe 20 nga Maqedonia. Ndër delegadët shqiptarë gjejmë shefa kuzhine si Altin Prenga të restorantit Mrizi i Zanave, Convivium Sloë Food Fishta dhe Gjon Dugilaj i restorantit Tradita e Shkodrës, nga restorantet më interesante në Ballkan në ndërthurjen e të resë me traditën.

Nga prodhimet e komunitetit të ushqimit të Shqipërisë, të pranishme dhe ne tregun e prodhuesve, mund të përmendet vaji i Ullirit extra i virgjër i Elbasanit, erëzat aromatike dhe frutat e thata të Kelmendit (Lepushe, Theth), vera Kallmet, dhe glikoja e konsorcios së ProPërmet.

Ndërsa nga data 25 deri me 29 tetor, në Torino do të zhvillohen  Terra Madre  dhe Salloni Ndërkombëtar i Shijes “Salone Internazionale del Gusto”, që këtë vit për herë të parë do tëshkrihen në një eveniment të vetëm.

Edhe në Torino do të jetëë e pranishme Shqipëria: me tri stende ku do të mund të shjohen e të blihen prodhime ushqimore shqiptare, dhe një ‘Laboratorio del Gusto’ me titullin “L’Albania al Massimo. Në laboratorin e drejtuar nga Altin Prenga i Mrizit të Zanave Fishte do tëmund të shijohen ushqime tradicionale si peta me hitha dhe flija e gatuar me çaj mali, byreqe të ndryshme, të shoqëruara nga verë e bardhë Përmeti, Shesh i  bardhë, mish keci, djathë dhie dhe deleje etj.