Si të përdorim paratë për të qenë vërtet të lumtur - Shqiptari i Italisë

Lifestyle

E thonë të gjithë – ndoshta edhe pa qenë shumë të bindur – që paratë nuk të bëjnë të lumtur, përkundrazi të heqin rehatinë, veçanërisht kur mendon vetëm si t’i bësh ato.

Mbi këtë argument, murgu budist Ryunosuke Koike ka shkruar librin “Të lumtur pa Ferrari” që me pak fjalë pohon: për të jetuar mirë, duhet jetuar me pak. Përndryshe mendja lodhet, nuk arrijmë të dallojmë çfarë na nevojitet e çfarë nuk na duhet, jetojmë duke menduar vetëm për objekte, mallra, sende. Pra sipas murgut duhet menduar më pak për paratë, përndryshe mund t’i thuash lamtumirë lumturisë. Në fakt ajo që kemi nuk është ajo që jemi. Ja disa mënyra përdorimi të parave për të qenë vërtet të lumtur.

1. Hidh gjithçka që nuk të nevojitet.

2. Kështu mund të reduktosh sasinë e gjërave që ke dhe nuk e ke mendjen vazhdimisht te “pasuria”.

3. Për të qenë të lumtur nuk është e nevojshme të blesh. Është më mirë të mbash në rregull gjërat që ke, shtëpinë e mendjen. Vetëm kështu do të jesh në paqe me veten e botën.

4. Përqendrohu, që do të thotë të ndalosh mendjen të përpunojë të dhënat që e rrethojnë dhe të japë urdhra. Mbaj parasysh që je ti që manovron mendimin, jo e kundërta.

5. Mos ji i pavendosur: ji i ndërgjegjshëm për atë që blen. E mbi të gjitha, të jesh i bindur për atë që bën, vetëm kështu shmang gabimet.

6. Mos blij me këste: bli vetëm gjëra brenda mundësive të tua. Të kesh këste për të paguar është motiv stresi.

7. Mos lejo të të marrin mendtë shitësit. Edhe pse ata duan të mos dalësh nga dyqani duarbosh, kujto gjithmonë që je ti që e di se çfarë të duhet.

8. Largohu herë pas here nga gjërat që ke. Do të të bëjë mirë t’i shohësh nga njëfarë largësie.

9. Bëj një listë të gjërave që të nevojiten e të atyre që do të doje të kishe. Pastaj jepi përparësi sigurimit të të parave.

10. Kur blen diçka, mos e zgjidh nga çmimi. Shiko në fillim nëse është ajo që të duhet e të pëlqen e vetëm kur e ke vendosur shiko çmimin. Natyrisht, në fund, e ke vetë në dorë të vendosësh nëse është e udhës ta bësh atë blerje apo jo.