SMS feston 20-vjetorin - Shqiptari i Italisë

Lifestyle

 

“Merry Christmas”, ishte teksti i sms-së së parë që u nis më 3 dhjetor 1992 dhe ndryshoi për gjithnjë botën e komunikimit

“Merry Christmas” (Gëzuar Krishtlindjet!) ishte urimi i teknikut të Vodafone-t, Neil Papworth, drejtuar shefit të tij të zyrës që 20 vite më parë hapi kështu, epokën e mesazheve në celular.

Ky ishte testi i parë i sms-së, akronim për Short Message Service, në histori, i dërguar më 3 dhjetor 1992, në Britaninë e Madhe. Për mesazhin e parë sms, Papworth përdori një kompjuter dhe e dërgoi në celularin e rrjetit GSM Vodafone, ndërsa sms-ja e parë nga celulari në celular u realizua në vitin 1993 nga Nokia.

Ky shërbim pati një sukses të jashtëzakonshëm duke e bërë botën të komunikonte shkurt si edhe duke kursyer telefonatat.

Gjatë vitit 2011, në Itali janë dërguar 89 miliardë sms dhe vetëm në gjashtë muajt e parë të këtij viti janë dërguar 48 miliardë.