Spanjollja AS: Shqipëri-Zvicër, një nga 10 sfidat që s’duhen humbur - Shqiptari i Italisë

Lifestyle
Europiani i Francës së këtij viti ofron shumë sfida interesante, të cilat askush nuk duhet që t’i humbasë. Mes tyre edhe Shqipëri-Zvicër

E përditshmja spanjolle “AS” ka përpiluar një listë me përballjet të fazës së grupeve që ngjallin kuriozitetin më të madh ku padyshim spikat ajo e Grupit A, mes Shqipërisë dhe Zvicrës që do të luhet në 11 qershor ne Lens. “Shqipëria bën debutimin në një eveniment si Evropiani i Francës. Skuadra e drejtuar nga Gianni De Biasi kërkon të zgjasë ëndrrën e saj  dhe të kualifikohet në raundin e dytë. Por fillimisht kuqezinjtë duhet të fitojnë ndeshjen e komplikuar me Zvicrën”.

Sigurisht askush nuk do të humbasë sfidën e hapjes së Euro 2016 mes Francës e Rumanisë, edhe kjo për grupin A. Skuadra e Deshamps do të luajë përballe publikut të saj dhe detyra e saj është jo vetëm të fitojë, por edhe të largojë dyshimet e krijuara nga dëmtimet e mbrojtësve dhe mungesa e Benzema.

Artikulli në origjinal: Los 10 partidos que no puedes perderte en la fase de grupos