Super-hëna 2014. Më 12 korrik, takimi i parë nga afër me satelitin e Tokës - Shqiptari i Italisë

Lifestyle
Do të ketë maksimumin e dritës dhe të madhësisë më 10 gusht 2014, por edhe më 12 korrik dhe 9 shtator natyra premton spektakël

Romë, 11 korrik 2014 – E quajnë Super-Hënë sepse duket shumë më e madhe dhe më e shkëlqyer se zakonish, duke ofruar një spektakël të mrekullueshëm e mbresëlënës. Që këtë verë do të jepet plot tri herë.

Largësia mes Hënës dhe Tokës ndryshon përgjatë muajit dhe vitit: mesatarisht e kemi satelitin tonë 382.000 km larg. Kur Hëna ndodhet në pikën më të largët nga Toka, është në apogje. Në të kundërt, kur ndodhet më afër Tokës, është në perigje, e pikërisht në këtë pozicion duket vërtet shumë e madhe.

Të shtunën, më 12 korrik, do të kemi takimin e parë nga afër (364.199 km) me Hënën që edhe me sy do të duket më e madhe. Por ajo do të arrijë maksimumin më 10 gusht kur do të jetë larg planetit tonë “vetëm” 363.319 km.

Mbrëmja e fundit kur Hëna do të na duket sërish gjigante do të jetë ajo e 9 shtatorit kur largësia mes Tokës e satelitit të saj të vetëm natyror do të jetë 364.824 km.

Super Hëna në Torino. Foto: Stefano de Rosa (qershor 2013)

Super Hëna në Vjenë (qershor 2013)

Super Hëna në Kiev (qershor 2013)