Tajlandë. Reklamë prekëse mbi zemërgjerësinë dhe mirënjohjen (video) - Shqiptari i Italisë

Lifestyle
“Të japësh, është mënyra më e mirë e komunikimit”. Ky është mesazhi i dhënë nga reklama e një kompanie telekomunikacionesh tajlandeze, True Corporation për promovimin e altruizmit dhe të mirënjohjes. Historia e treguar në një video treminutëshe është ajo e një fëmije që vjedh ilaçe për nënën e sëmurë. Pronari i një ristoranti aty pranë paguna në vend të tij dhe i jep edhe pak ushqim. Pas 30 vjetëve ai fëmijë, tashmë i rritur, nuk e ka harruar zemërgjerësinë e burrit dhe do të gjejë mënyrën për t’ia shpërblyer.
Videoja, online prej pak ditësh, është klikuar rreth 6 milion herë dhe është shpërndarë mijëra e mijëra herë në rrjetet sociale, ku ka marrë komente shumë mallëngjyese.