Telegraph: Shqipëria mes 13 destinacioneve të parapëlqyera të kroçerave - Shqiptari i Italisë

Lifestyle
Prestigjiozja britanike Telegraph ka hartuar një listë me 12 destinacionet më të preferuara për kroçerat dhe mes tyre fut edhe Shqipërinë

“Edhe pse mund të keni ndërmarrë udhëtime të panumërta në Europë, nuk është e thënë që ta keni parë të gjithën. Linjat e kroçerave janë duke kërkuar destinacione të reja për ta bërë udhëtimin më tërheqës dhe me më shumë varietet. Nga ana tjetër, shumë porte kanë shtuar lehtësitë për të pritur pasagjerët. Nëse vërtet po mendoni të ndërmerrni një udhëtim në Mesdhe, qoftë në Egje apo në Adriatik atëherë duhet të mendoni më lokalisht dhe të zgjidhni ture të vogla që organizohen nga kroçera, si Silversea, Swan Hellenic, Seabourn dhe Noble Caledonia. – Këshillon Telegraph lexuesit e saj - Flotat e tyre kompakte janë të afta të futen edhe në porte të vegjël. Megjithatë ka shumë zgjedhje dhe mund të kombinoni një tur interesant që mund të ofrohet edhe nga anijet e mëdha”.

Shqipëria

Për herë të parë Telegraph ka përfshirë në listën e destinacioneve të preferuara nga kroçerat edhe Shqipërinë, duke e renditur pas Greqisë dhe Kroacisë.

“Shqipëria, vetëm së fundmi është hapur për turistët, pasi për shumë kohë ka qenë e rrethuar nga misteri. Veç plazheve të pashkelura dhe të qeta, ka rrënoja të vjetra greko-romake dhe site arkeologjike që nuk i keni ndeshur më parë. Shqipëria gjendet në listën e kroçerave të linjës Seabourn, ndërsa P&O ka deklaruar se do të vazhdojë ta përfshijë këtë vend në listat e saj”, shkruan Telegraph për Shqipërinë.

Më pas lista vazhdon me destinacionet që mund të përshkohen në Spanjë, itali, Afrikën e Jugut apo në Korsikë.Telegrap shkruan se numri i destinacioneve në Mesdhme vetëm do të rritet dhe kroçierat do të kthehen në zgjedhje tërheqëse.

Ndërsa sipas të dhënave të portit më të madh në vend, atij të Durrësit deri tani në kalatat e tij janë ankoruar 11 kroçiera, ndërsa deri në muajin nëntor pritet të mbërrijnë edhe 15 kroçera të tjera me turistë nga i gjithë globi.

The Telegraph – Përktheu Monitor

13 of Europe's most adventurous cruise destinations