Trajneri i Armenisë jep dorëheqjen pas humbjes me kuqezinjtë - Shqiptari i Italisë

Lifestyle
Zvicerani 63-vjeçar Bernard Challandes nuk është më trajneri i kombëtares së Armenisë. Humbja më 29 mars ndaj Shqipërisë e ndeshjes së vlefshme për EURO 2016 e detyroi atë të japë dorëheqjen

Ndodhi ajo që vetë ai kishte parashikuar. “Duhet pasur kujdes, pasi  De Biasi është një “vrasës” trajnerësh”. Kështu ishte shprehur në prag të ndeshjes kundër Shqipërisë, trajneri i Armenisë, Bernard Challandes. Pas humbjes 2-1 me Shqipërinë në “Elbasan Arena” vetëm një natë më parë, trajneri zviceran i perfaqesueses armene, Bernard Challandes, me të mbërritur në Armeni ka dhënë dorëheqjen, që është pranuar nga kreu i Federatës Armene të Futbollit.

“Vetëm një pikë në katër ndeshje është padyshim rezultat i pakënaqshëm” lexohet në komunikatën e nënshkruar nga trajneri Challandes që mbante këtë detyrë nga shkurti 2014. “Nuk dua të justifikohem. Sfida jonë ishte ajo e kualifikimit në grup, sfidë kjo që nuk ishim të aftë të çonim deri në fund. Për këtë arsye vendosa të jap dorëheqjen. Jam i zhgënjyer nga rezultatet …” vazhdon komunikata.

Në fakt, nuk është herë e parë që kuqezinjtë e De Biasit detyrojnë për të tilla vendime kundërshtarët e tyre. Ishte goxha e bujshme shtatorin e shkuar fitorja e kombëtares sonë në Portugali me rezultatin 1-0. “Viktima” e atëhershme ishte pikërisht trajneri i përfaqësueses portugeze, Paulo Bento