Alfano: “Marrëveshja Rama-Basha pozitive për ecurinë e Shqipërisë drejt BE-së” - Shqiptari i Italisë

Shqipëri-Itali
Ministri i jashtëm italian përshëndet dialogun e rigjetur politik në Shqipëri

Romë, 18 maj 2017 – “Mirëpresim lajmet që vijnë në këto orë nga Tirana dhe që tregojnë rigjetjen e dialogut mes palëve politike shqiptare, me qëllim identifikimin e afatet kohore dhe procedurave të përbashkëta për mbajtjen e zgjedhjeve të ardhshme parlamentare në Shqipëri”. Këtë ka deklaruar ministri i Jashtëm Alfano lidhur me ngjarjet e fundit në Shqipëri, siç lexohet në një komunikatë të ministrisë së Jashtme italiane. shtme

“Shpresojmë se një marrëveshje do të mund të formalizohet së shpejti, për të përforcuar më tej rrugëtimin demokratik të Shqipërisë dhe duke mundësuar kështu që Tirana të rinisë rrugën drejt integrimit të plotë evropian. Italia e konsideron këtë rrugë drejt BE-së, thelbësore dhe të domosdoshme për stabilitetin dhe begatinë e Rajonit. Italia do të vazhdojë të garantojë mbështetjen e saj gjithnjë e në veçanti duke nisur nga funksionet aktuale të Kryesimit të radhës të Procesit të Ballkanit Perëndimor” ka përfunduar ministri Alfano.