Irene Pivettit në Vlorë: "Nuk ke vend këtu!" - Shqiptari i Italisë

Shqipëri-Itali

Shoqata  e familjarëve të viktimave të Katër i Radës në Vlorë nuk ia kanë harruar ish-kryetares së Dhomës Italiane të Deputetëve Irene Pivetti fjalët që ka thënë ditëve të tragjedisë. Pivetti u kërkon falje shqiptarëve

Romë, 6 shtator 2011 - Pa dyshim që nuk e priste reagimin e një grupi qytetarësh të Vlorës ish-kryetarja e Dhomës Italiane të Deputetëve Irene Pivetti. Si promovuese dhe organizatorja e nismës së notarit Massimo Voltolina për të përshkuar me not kanalin e Otrantos, ajo zhvilloi një sërë takimesh me autoritetet vendase dhe me kryetaren e Kuvendit Shqiptar Juzefina Topalli.

Por ndërsa në nivel institucional do jetë shoqëruar nga shtrëngim duarsh dhe fjalë të ngrohta e falënderime, Irene Pivetti u përball më qëndrimin e ashpër të të afërmve të viktimave të Katës i Radës apo të së Premtes së Shenjtë. Të atyre që në fund të kanalit të Otrantos kanë humbur një herë e përgjithmonë buzëqeshjen.

Pushime Çala, një mesogrua e veshur me të zeza prej 14 vjetësh, kujtoi atyre që patën harruar ose nuk deshën të kujtojnë fjalët e Irene Pivettit të nesërmen e mbytjes së Katër i Radës. Në mars të vitit 1997, duke folur në Parlament për të mbijetuarit e tragjedisë ajo deklaroi “Hidhini në det se u kthjellohen mendimet”. Prandaj me një kurajë që dëshpërimi apo dhimbja mund të japin, Pushime Çala ia ka thënë në sy ish-deputetes se në Vlorë ajo është e padëshiruar.

Me gjithë ndjesën publike që Irene Pivetti kërkoi, përfaqësuesja e të afërmve të viktimave nuk pranoi t’i jepte dorën. Me sa duket falja e saj nuk zuri vend edhe pse me zë të mallëngjyer tha : “Kërkoj falje për deklaratat e nxituara. Mua më vjen keq, shumë keq për atë çka u ndodhi familjeve tuaja dhe juve personalisht. Nuk mund të qëndrosh indiferente ndaj një dhimbjeje të tillë, si në Shqipëri, Itali apo vende të tjera. Unë jam e nderuar për këtë takim, sepse ashtu siç kam bërë dhe herë të tjera, dua të shpreh dhimbjen dhe solidaritetin ndaj popullit shqiptar sot, për atë ditë. 20 vjet më parë marrëdhëniet mes dy vendeve kanë qenë të ndryshme, kishte një klime e tension të lartë politik dhe jo vetëm politik. Nga ana ime dhe e shumë të tjerëve nuk ka pasur një nënkuptim agresiv, por ka qenë një pakënaqësi. Nuk ka pasur asnjë urrejtje nga ana ime për shqiptarët, ishte thjesht një tension i fortë politik mes dy vendeve. Besoj se çdo shqiptar me vullnet të mirë do e kuptonte këtë”.

Pra ka pranuar se deklarata e asaj kohe ka qenë e nxituar. Por ndoshta shumë më e nxituar qe vizita e saj në Vlorë e në Shqipëri, ku herë të tjera që përkëdhelur në shtëpitë e pritjes dhe që ndjerë rehat në kolltukët luksozë të institucioneve më të larta të shtetit shqiptar.

Irida Cami

http://www.youtube.com/watch?v=CaYF5V-5jCY

embed video plugin powered by Union Development