Pranverat e Napolit dhe Tiranës - Shqiptari i Italisë

Shqipëri-Itali
Tregtarët me Qeleshe - Pjesa e gjashtë
K
jo është historia e një çifti italo-shqiptar që nis nga vitet 20 të shekullit të shkuar. Djali, nga Berati, student në Itali. Vajza, nga Napoli. Dy të rinjtë njihen në Itali, dashurohen e pasi djali përfundon studimet e tij, kthehen që të dy në Shqipëri. Vajza italiane 18-vjeçare, ndjek në vendin e tij, të dashurin e saj, të lumtur martohen, lindin 3 fëmijë. Ajo vajzë mendon se, sa herë të dëshirojë, mund të kthehet në Itali, tek prinderit e të afërmit e saj, mendon se jeta në Shqipëri, për ta do të jetë e lehtë. Kjo është e vërtetë deri në çastin e ardhjes në fuqi të regjimit komunist. Pas çlirimit të Shqipërisë, jeta i rezervoi atij çifti befasi rrëqethëse…
Nga Adela Kolea

 Tirane, Shqiperi 1941. Nena e Anes sapo kishte ardhur nga Napoli, me rastin e lindjes se nipit, djalit te AnesKishte vdekur Enver Hoxha!
Kishte vdekur diktatori! Kishte vdekur ai person, te cilin shqiptaret e kishin konsideruar gjithnje si “te pavdekshem”.
Përgjegjesi i dhimbjeve te jetes se saj, ai tashme kishte vdekur! Ne veshe, si për magji i jehonin fjalet e bashkeshortit te saj te dashur, kur ajo atehere i kishte shkuar ne burg për ta takuar: “Ana, jam i pafajshem!”
Për vdekjen e nje personi, duke folur nga ana njerezore, zakonisht provohet dhimbje, deshpërim, keqardhje. Ne kete rast, eshte ndoshta diçka 
jo e kendshme për t’u thene, por Ana, keto ndjesi nuk i provonte aspak!

Tiranë, mesi i prillit 1985.
Pranvera eshte nje stine e bukur, pavaresisht nga vendndodhja e njeriut por, ne Tirane ajo ka qene gjithnje magjike.
Nuk e di nese eshte nje faktor qe lidhet paksa drejtpërdrejt  me “stinet e jetes” dhe me ndikimin e ajrit pranveror mbi gjendjen shpirterore te nje personi ndaj, pikerisht për kete fakt, gjithnjë referuar stineve te jetes, ato, te cilat jane te  përjetuara ne vendlindje, shkaktojne gjithnjë një përfshirje emocionale me te dallueshme.
Nderthuren emocione dhe ndjesi, qe fillojne ta bejne njeriun te rreqethet, kacavirren ne muret e zemres, ashtu si deget e një bime kacavjerrese, e cila mbeshtjell një trung apo një mur çfaredo. Duke dashur me çdo kusht qe te zere një vend gjithnjë e me te madh, shpesh edhe me dhimbje, prepotence dhe invadence.
Pikerisht ne kete menyre, emocionet qe mbeshtjellin njeriun, duke iu kthyer atyre te “pranverave te jetes se tij”, jo gjithnjë jane te kendshme dhe mbartese lumturie. Përkundrazi…
Kushedi sepse, pranveren e Tiranes, Ana e ka lidhur gjithnjë me pranveren e Napolit, vendlindjes se saj!
Tirana e Napoli kane ecur gjithnjë paralelisht për te ne jeten e saj por, me tepër sesa ne vete jeten ndoshta, ato kane ecur ne kujtesen dhe fantazine e saj, ne udhetimet imagjinare dhe reale, te shkrira se bashku.
Ajo pati nisur te degjonte qe te flitej për Tiranen qe ne vitin 1920, vit ne te cilin Tirana qe shpallur kryeqytet. Dhjete vite me pas, rreth 1930-es ajo, nga Italia, qe transferuar ne Tirane, ne qytetin e bashkeshortit te saj te dashur, duke qene se ai ishte shqiptar.
Qe atehere, pranverat e Napolit, ajo kishte pasur mundesine qe t’i përjetonte e shijonte edhe për pak kohe nepërmjet udhetimeve te saj vajtje-ardhje, Shqipëri-Itali.
Por, me pas, kur ne Shqipëri u instaurua regjimi diktatorial, ai shpërfilli te gjitha marreveshjet për qarkullimin e lire te shtetasve italiane civile, te mbetur ne Shqipëri dhe Ana, token e  saj te lindjes, Italine, nuk do te mundte ta shihte me. 
Nuk do te mundte te shihte Napolin, e as familjaret e saj.

Ana kishte tre femije. Ate dite prilli ne Tirane, kishte vendosur qe te shkonte te takonte dy femijet e tjere e familjet e tyre, nderkohe qe ajo vete jetonte ne shtepi me njërin prej tyre. Ana kishte shume kenaqesi te ecte ne kembe. Dhe kete gje e praktikonte shpesh. I vetmi mjet publik transporti ne Shqipërine e viteve ’80-te, ishte autobusi urban, por ajo nuk preferente te udhetonte me te.
Me pak fjale, do t’i duhej te përshkonte ne kembe një pjese te mire te Unazes se qytetit, përgjate Lanes. Ne fakt kete e bente me kenaqesi.
Ana tashme ishte e moshuar por, për fat, gezonte shendet te plote. Ishte edhe mjaft energjike për moshen.

Ate mengjes te 11 prillit ‘85 ne Tirane, ne një kohe kur pranvera kishte pak qe kishte hyre tashme si stine, Ana fillon ecjen e saj qe nga zona e Spitalit, për te mberritur te Rruga e Elbasanit. Ne ecje e sipër, i vinte nder mend Napoli i saj dhe një ndjenjë nostalgjie, kushedi sepse, e mbertheu. Kishin kaluar shume vite qe nuk shkonte te takonte te afermit, ndonese prinderit tashme dihej qe i kishin vdekur, pasi  ajo vete tani ishte e moshuar por gjithsesi, ne Itali kishte motrat, nipër e mbesa e sternipër gjithashtu. Heren e fundit qe ishin takuar, kjo kishte ndodhur rreth viteve ’60-te. Qe atehere, degjoheshin ne telefon. Telefoni nepër apartamentet private ne Shqipëri nuk ekzistonte, por, telefonia publike ne posten e qytetit me kabinat përkatese telefonike, kjo po.

Bari, Itali 1941. Ana e Xhulio, me djemte e tyre dhe me motren e Anes e te aferm ne BariAna, nderkohe qe vazhdonte te ecte, has nja dy oficere tek bisedonin ndermjet tyre, qe pavaresisht rezervimit te tyre normal, me një ton te pazakonte, me një shqetesim qe u verehej ne fytyre, përcillnin një ndjesi paniku edhe ndaj asaj vete, qe ata hasi aty ne rruge krejt rastesisht.

“Kushedi! - mendon - kushedi se ç’do te kene, ndoshta ndonjë problem ne kazermen e tyre, ndonjë ushtar i padisiplinuar, ndonjë koleg rebel, ndonjë mosmarreveshje ndermjet tyre, mundet edhe te ndodhe…!”
Ndonese Ana e dinte qe, për kundershti ne menyren e te menduarit e te te punuarit ne Shqipëri, për mendime te ndryshme nga linja ideologjike  qe qeveriste vendin, as qe behej fjale! Ose bindeshe, ose paguaje me një ndeshkim te rende.  Pamja e atyre ushtarakeve i la një shije te hidhur. Ndoshta ngaqe, me disa kolege te tyre, vite me pare, ajo kishte kaluar përvoja te hidhura. Kushedi…!
Vazhdonte ecjen e saj përgjate Lanes. Tashme Rruga e Elbasanit nuk ishte larg. Por, pikerisht duke iu afruar kesaj zone, ajo veren një levizje te pazakonte makinash ushtarake.
Ana mberrin ne shtepine e djalit, ku kalon te gjithe ate dite, ate dite paksa te çuditshme. Ne mbremje shkon heret për te fjetur, lodhja e asaj ecjeje te gjate nga njëra ane e nga ana tjeter, mendimet e shumta qe kishte ne koke, kishin shkaktuar tashme efektin e tyre mbi te. Perceptime te çuditshme e një lloj ankthi e shoqeruan edhe përgjate gjithe nates.

Te nesermen, gjithçka do ta kishte marre një shpjegim, një përgjigje! Lajmi kishte rene si një stuhi, pikerisht si ato qe ne pranvere, kthehen ne uragane te vertete!
Enver Hoxha kishte vdekur!
Kishte vdekur diktatori! Kishte vdekur ai person, te cilin shqiptaret e kishin konsideruar gjithnjë si “te pavdekshem”.
Përgjegjesi i dhimbjeve te jetes se saj, ai tashme kishte vdekur! Ne veshe, si për magji i jehonin fjalet e bashkeshortit te saj te dashur, kur ajo atehere i kishte shkuar ne burg për ta takuar: ”Ana, jam i pafajshem!”
Për vdekjen e nje personi, duke folur nga ana njerezore, zakonisht provohet dhimbje, deshpërim, keqardhje. Ne kete rast, eshte ndoshta diçka e shemtuar per t’u thene, por Ana, keto ndjesi nuk i provonte aspak!”
Madje nuk e besonte nje lajm te tille: po sikur te behej fjale për nje lajm te rreme, për ndonje grusht shteti, për ndonje lajm nga ata që, vetem nje mendje e tille e aq lige si ajo e tij mund te shpikte, kushedi se për ç’qëllim?
Anes i duhej te merrte përforcim mendimi nga te tjere për kete, e kishte te nevojshme për t’u çliruar shpirterisht. Pyeti djemte, nipërit, fqinjet, megjithese i shihte edhe ata vete si te habitur, i pyeti madje disa here rresht: A jeni te sigurt? Ka vdekur vertet?
Pikerisht, Babai i Atdheut, shoku Enver, mund te kishte qene objekt adhurimi, por çuditerisht mundej te kishte qene edhe objekt vdekjeje! Ai tashme kishte vdekur!

Iu përzien nje bashkesi ndjesish. Veçse, bashke me te, humbte edhe nje pjese e mire e jetes se saj tashme. Përpara se diktatori te vdiste, kishte vdekur i shoqi i saj i dashur, Xhulio. E Xhulio, përpara se te vdiste, kishte provuar ne lekuren e tij, persekutimet e atij regjimi, te regjimit për te cilin, Enver Hoxha kishte qene si hartues, edhe zbatues i pameshirshem.  
E nuk e  dinte ne ate pike se, si ajo, po ashtu edhe te tjere italiane civile te mbetur ne Shqipëri përgjate diktatures, te gezoheshin apo te trishtoheshin nga ky lajm. Secila nga keto ndjesi e kishte “pse”- ne e vet e mbante peshen e vet përkatese.

Kishin kaluar tashmë katër vjet.
Mberriti viti 1989. Ana, bashke me mbesen – me ate, e cila po shkruan tashme keto rreshta e që ne ate kohe ishte adoleshente – i drejtohet pas shume vitesh, pas nje jete te tere, Konsullates Italiane ne Tirane. Atij institucioni, ku me pare ajo nuk mund te shkelte e as që mund t’i afrohej!
Mallengjimi i saj qe i madh! Po hynte ne nje territor italian! Aty flitej italisht dhe personeli i konsullates e priti me shume dashuri e mallengjim.
Ana kishte marre vizen, që se bashku me mbesen, me ne fund te shkonin ne Itali, ne token e saj, e kjo, asaj i ndodhte tashme pas gati tridhjete vitesh, ndersa për mbesen ishte natyrisht here e pare.
Mberrijne ne aeroportin e Rinasit, por mbesa e sheh te shqetesuar gjyshen. Natyrisht, për gjyshen tetedhjete vjeçare, e cila po nisej për te takuar te afermit e saj ne Itali, pas nje jete te tere te kaluar ne Shqipëri, nen diktaturen e hekurt komuniste, kjo nuk ishte aspak nje gje e vogel! I shfaqej nje përzierje emocionesh: nostalgji, deshpërim, dashuri, dhimbje e trishtim, frike, ankth, trauma. Dhe me kete lemsh ne gjoks, ajo i ngjitej avionit!
Mberrijne ne Rome. Aty i prisnin te afermit italiane. Pas pak ditesh marrin avionin tjeter e mberrijne ne Bari, aty ku jetojne motrat dhe nipërit e Anes.
Mallengjimi ne momentin e takimit te tyre, që i papërshkrueshem. Njera prej mbesave italiane, e apasionuar pas gjuheve te huaja, edhe pak prej profesionit te saj si pianiste, i cili e bente qe udhetonte shpesh kudo nepër bote, dukej se kishte mesuar ndonje fjale shqip dhe i pret me shprehjen: “Mire se erdhet ne Itali, ju duam shume!” Dhe kjo gje, natyrisht, u kthye ne nje përfshirje emocionale nga ana e te gjithe te pranishmeve ne ate takim e disa pika loti u rrodhen nga syte secilit.

Njera nga motrat i kishte qepur me duart e saj nje triko te leshte dhe ia dhuron Anes. Ana, duke e veshur, i thote shqip: “Te lumshin duart!” dhe ia përkthen italisht motres.
Fundja, ajo vinte nga toka tjeter e saj, Shqipëria. Ishte kthyer ne nje fare menyre, ne “shqiptaren e familjes se tyre italiane”. E ketu aktivizohej nje mekanizem i çuditshem, pasi ne Shqipëri e konsideronin dhe e therrisnin “Italiania”, ndersa ne Itali, sapo u kishte ardhur “Motra shqiptare”!
Serish, motra e saj me e madhe – pasi Ana ishte me e vogla nga motrat – i sjell ne kujtese faktin me  kryesor e domethenes te jetes se saj: “ Po kush do ta kishte menduar, që pikerisht ti, që sugjestionoheshe aq shume nga ata tregtarw me Qeleshe, që vinin për te bere tregti ne dyqanin e babait tone, që vinin nga Toka e Shqiponjave, do te ishe martuar pikerisht me nje shqiptar, motra ime e dashur…!” 

Te nesermen u duhej te paraqiteshin ne Kuesture, ne Zyren e te Huajve, për t’u pajisur me lejeqëndrimin, ate disamujor për arsye turizmi. Por, përpara se te shkonin ne Kuesture, u duhej që te ndaleshin te fotografi për te realizuar fotografite e duhura për dokumentin.
Ne laboratorin e fotografit, hyjne se bashku Ana, mbesa e saj dhe nipi barez që i shoqëronte.
Fotografi, nje burre rreth te pesedhjetave, sapo i pa, duke kuptuar që ato kishin nevoje për fotografite për dokumenta dhe, duke qene edhe pak kureshtar, i pyet se për ç’lloj dokumenti u duheshin. Kur ai merr vesh që u duheshin për lejeqëndrimin, bisedimi i tyre zgjerohet me tej dhe ne kete menyre, ai kupton se ato te dyja vinin nga Shqipëria.

“Eshte e vertete që atje jetohet kaq keq, qe ka krize, qe mungojne shume gjera, qe ka censure, qe…?” Dhe pikepyetjet e tij nuk kishin te sosur… Mbesa e Anes, si nje adoleshente pak rebele qe ishte, shume komunikuese dhe ironike, i përgjigjet fotografit menjehere ne menyre spontane dhe te vendosur:” Po, fatkeqesisht po! Atje jetohet si ne nje kafaz! Atje te mungon frymemarrja! Mungon çdo gje! Nuk mund te flasesh lirshem, nuk mund te vishesh ashtu siç deshiron…!”
Me pak fjale, vajza, me shkujdesjen tipike te moshes, nis te flase me nje sens çlirues dhe shpërthyes por, ne ate pike, iu desh qe te nderpriste bashkebisedimin e saj me fotografin, pasi ndien nje fare pickimi te lehte ne krah, nga gjyshja! Dhe, nen ze, nderkohe qe nipi paguante ne lireta  fotografin, gjyshja i thote asaj:
“Meso qe, atehere kur duhet, te mbash gojen mbyllur! Si ia ben qe te kesh aq besim te ai person? Po sikur ai te jete ndonje shqiptar i punesuar nga “Sigurimi” – nga i tmerrshmi sherbim hetues sekret shqiptar – dhe, sapo te dalim prej ketu, kushedi se ç’na pret?
Gjyshja ishte e trembur, e traumatizuar, nuk kishte me besim tek askush.
Periudha e jetes se kaluar nen diktature ne Shqipëri, persekutimet ne familje dhe te gjitha dhimbjet e pesuara ne jete, fatkeqesisht nuk po i lejonin qe te shlodhej krejtesisht dhe te gezonte lirine e vertete, te gezonte ato dite qe po kalonte se bashku me te afermit e saj ne token e saj, ato momente qe kishte nje jete te tere qe i priste…!
Ato ishin trauma, qe vetem dikush qe i ka provuar vete mund t’i kuptonte.
Fundja, qe prej vdekjes se diktatorit, nuk kishte kaluar shume kohe, ishin vetem kater vjet dhe hijen e tij, fatkeqesisht, gjyshja  e shihte kudo.
Tashme, edhe ne Italine e saj, ajo nuk ndihej e sigurt. Tashme, edhe pranvera ne Itali, nuk përbente me për te, nje burim paqeje e qetesie. Dikush, paqen e saj te brendshme e kishte trazuar me kohe e për gjithnje. Dhe ai “dikush”, kishte traumatizuar nje popull te tere. Bota, sa me pare do ta  kuptonte kete gje, aq me mire do te kishte qene për te gjithe.

Enveri kishte vdekur ne pranvere, por kushedi sesa pranvera jete kishte trazuar, duke shkaktuar deme te përhershme ndaj nje popullsie te tere.

Lexo edhe:
Tregtarët me Qeleshe
Tregtarët me Qeleshe / 2
Tregtarët me Qeleshe / 3

Tregtarët me Qeleshe / 4
Tregtarët me qeleshe / 5