Presidenti i Senatit Grasso uron Metën për detyrën e re - Shqiptari i Italisë

Shqipëri-Itali
Presidenti i Senatit të Italisë, Pietro Grasso, i ka dërguar një mesazh urimi Ilir Metës pas zgjedhjes së tij President i Republikës së Shqipërisë.
Pasi e përgëzon për këtë detyrë të re, Grasso shpreh bindjen se marrëdhëniet e mira mes Italisë dhe Shqipërisë do të forcohen edhe më tej gjatë mandatit të Metës në postin e Presidentit të Republikës së Shqipërisë.

I dashur Presidenti Meta,
dëshiroj sinqerisht t’ju përgëzoj për zgjedhjen tuaj si President i Republikës së Shqipërisë dhe të uroj çdo sukses për ju personalisht dhe për popullin shqiptar.
Jam i sigurt se marrëdhëniet e respektit të ndërsjelltë, miqësisë dhe bashkëpunimit midis dy vendeve tona do të rriten më tej gjatë mandatit tuaj presidencial.
Duke shprehur konsideratën time më të lartë,
me respekt
Pietro Grasso”.