Të rinj italianë në Shqipëri: “Nuk e dija ku binte Tirana, e ja tani punoj këtu” (VIDEO) - Shqiptari i Italisë

Shqipëri-Itali
Ku kanë përfunduar të diplomuarit universitarë italianë? Në një kohë kur në Itali papunësia mes të rinjve kapërcn vlerën 40%, shumë prej tyre i gjen jashtë shtetit, një pjesë në Shqipëri. Dy hapa larg, ku italianët ndihen si në shtëpi të tyre, vend në zhvillim që ofron më shumë mundësi se Roma apo Palermo, me rrogë më të vogël por që në proporcion me koston e jetesës rezulton më e mirë se çka ofrohet në Itali.
Është Matrix, programi televiziv i Canale 5, që i fundit në kohë jep një reportazh nga Tirana ku shkon e takon disa të rinj italianë. Ja çfarë ka transmetuar të premten e shkuar: