Beniada Nishani, më e bukura e Ravennës - Shqiptari i Italisë

Shqiptarë të Italisë
Biondja 21 vjeçare nga Durrësi

Miss Italia, konkursi më i famshëm i Italisë zbret në Ravenna për të përzgjedhur më të bukurat e provincës. Më 20 korrik në spektaklin e organizuar për këtë rast në plazhin Lido di Classe (provinca e Ravennës), janë ndarë 9 titujt  konkursit: veç atij më të rëndësishmit Miss Ravenna 2013, edhe Miss Bagno Vela 2013, Miss Rocchetta Bellezza, Miss Lido di Classe, Miss Ëella Professionals, si edhe titujt Miss Mascotte Emilia, Miss Mascotte Romagna, Miss Liceo Emilia e Miss Liceo Romagna.

Titullin “Miss Ravenna 2013” e ka fituar Beniada Nishani. E lindur në Durrës 21 vjet më parë, rezidente në Ravenna, Beniada është studente e fotomodelle. Bionde, e gjatë 1,73 m, vajzës i pëlqen sporti, krijimi i modeleve për veshjet dhe e konsideron veten shumë krijuese dhe pak kokëfortë.

Beniada do të marrë pjesë në fazën finale të Miss Italia 2013 për të përfaqësuar më të bukurat e Ravennës.