Bleri, Veri dhe Irdi. Shqiptarët e Italisë në Masterchef Albania - Shqiptari i Italisë

Shqiptarë të Italisë
Tre nga gjysmëfinalistët e spektaklit janë të rinj shqiptarë që jetojnë prej shumë vjetësh në Itali. Në këtë aventurë të bukur djemtë kanë sjellë jo vetëm eksperiencat e tyre të kuzhinës italiane, por kanë spikatur edhe në gatime të kuzhinës tradicionale shqiptare

Romë, 7 shkurt 2015 - Masterchef Albania, formati më i ndjekur në gjithë botën dedikuar sfidave të gatimit, po korr një sukses të jashtëzakonshëm edhe në Shqipëri. Spektakli, cili ka mbajtur të mbërthyer para ekranit të Top Channel çdo të shtunë shqiptarët brenda dhe jashtë vendit, sonte (më 7 shkurt), është gati të shpallë 2 finalistët e këtij edicioni të dytë.

Këtë vit është vënë re pjesëmarrja e shumë të rinjve që vijnë nga eksperienca të fituara në Itali. Mesa duket tradita e shkëlqyer kulinare italiane ëshë mjaft e pëlqyer nga shqiptarët.

Bleri, Veri, dhe Irdi janë tre nga gjysmëfinalistët, të cilët hapat e parë dhe suksesin e tyre në kuzhine e kanë nisur pikërisht në Itali. Për të ardhur deri këtu ata kanë kaluar sfida të vështira dhe emocionuese, kanë befasuar publikun me pjatat e tyre të veçanta si dhe me teknikat, shkathesine dhe pasionin e treguar gjate realizimit te tyre.

Është interesante që në këtë aventurë të bukur djemtë kanë sjellë jo vetëm eksperiencat e tyre të kuzhinës italiane, por janë njohur me traditat e kuzhinës shqiptare, me të cilat nuk ishin shumë të familjarizuar, konsideruar largimin nga vendlindja në moshë shumë të vogël.

Përveçse konkurrentë në sfidë, pas kuintave mes Blerit, Verit dhe Irdit ka lindur një shoqeri e pastër dhe e bukur. Këta tre muaj, ndërsa jetojnë sa në Tiranë sa në qytetet përkatës italianë ku janë rezidentë, tre të rinjtë ndajnë bashkë përvojat dhe pasionin e tyre për gatimin.

Ja kush janë këta djem të talentuar të cilët kanë bërë krenarë me performancat e tyre të shkëlqyera jo vetëm familjarët por edhe komunitetin e gjerë të shqiptarëve në Itali.

Irdi Keci, 22 vjeç, nga Shijaku, jeton ne Imola me familjen prej 11 vitesh. I shtyre nga pasioni per gatimin, i trasheguar nga xhaxhai i tij kuzhinier, ai vendos te ndjekë shkollen e kuzhines “Alberghiero Scappi di Castel San Pietro” ne Imola. Gjate viteve te studimit, Irdit i është dashur te punojë darkave ne disa restorante te ndryshme ne qytetin ku ai jeton, ndersa ne sezonet verore ka punuar ne qytete bregdetare si Rimini. Nje nga intereset e dukshme te Irdit është njohja e varieteteve gastronomiche te krahinave te ndryshme ne Itali.

Eksperienca me e rendesishtme per te është roli si Executive Chef ne hotelin me 4 yje ne Imoles “Donatello”, pune te cilen iu desh ta lere per shkak te pjesëmarrjes ne programin Masterchef Albania. Irdi gjate sfidave te Masterchefit ka spikatur per pergatitjen dhe prezantimet e bukura te pjatave, aq sa Chef Gezimi i krahason me pikturat e Karavaxhos.

Irdi mendon se pas aventures se Masterchef-it do vazhdoje te qendroje ne Imola ku ne te ardhmen deshiron te hapë nje restorant te tijin, ku te përgatisë receta “finger food” dhe pjatanca per evenimente te rendesishme.

Veri Shaqja, 27 vjeç, ka lindur në Durrës, por vjen nga Asti. Jeton ne Itali prej 10 vitesh, ku ka banuar ne disa qytete te Piemontes. Pasionin per gatimin ai e shfaqi ne moshe te vogel kur me shume deshire gatuante ne shtepi, ndersa hapat e para si “profesionist” ne kuzhine, Veri i nisi ne Durres kur ne moshen 14 vjeç ndoqi shkollen e Hoteleri Turizmit dhe nderkohe punonte si praktikant ne disa restorante te njohura ne bregdet.

Kur ishte 17 vjeç ai vendos te lere familjen dhe te largohet i vetem per ne Itali. Fillimisht nis te punojë ne Vercelli ne nje restorant i specializuar ne prodhime peshku, me pas vendosmëria e palëkundur e tij për të mesuardhe provuar eksperienca te reja e shtyne te trasferohet ne disa restorante ne Piemonte dhe qytete te tjera si Siena, Udine, ne provincen e Napolit, Costiera Amalfitana, disa prej tyre të vlerësuar me Yje Michelin.

Per te ndjekur rrugen drejt suksesit ai ka guxuar te largohet shpesh edhe nga Italia dhe te punoje ne restorante italiane ne Këln dhe Vjenë. Sfidat ne Masterchef ai ka ditur t’i kaloje me shume maturi dhe sportivitet. Ka qenë i vetmi konkurrent ne cdo Pressure Test dhe ka pergatitur pjata ne 50% te kohes. Ndersa ne proven e pergatitjes se makaronave te fresketa pjata e Verit u vlerësua pjata më e mire.

Pas aventures ne Masterchef Veri mendon te vazhdoje te punoj ne restorante ne Stella Michelin, ku te kete mundesi te krijoj pjata te veçanta dhe te shijshme.

Bleri Dervishi, 21 vjeç, është konkurrenti me i ri i Masterchef Albania 2. Ai është nga qyteti i Korçës  por jeton ne Siena qe kur ishte 5 vjeç. Kontaktin e tij te pare me kuzhinen e ka pasur ne moshen 11 vjeç, kur ndihmonte te jemen per te lare pjatat ne nje restorant.

Aty nisi dhe pasioni i tij per gatimin, mirëpo ai kishte edhe nje tjeter pasion…Futbollin. Bleri ka luajtur për 12 vjet futboll me të rinjtë e Sienës.  Ne moshen 17-vjeçare ai vendosi te bëjë nje zgjedhje. Sipas babait te tij, ne futboll Bleri do ishte nje lojtar i thjeshtë, ndersa ne kuzhine kapiteni i një skuadre. Dhe keshtu djali zgjodhi pasionin per gatimin.

Gjate periudhes qe vazhdonte shkollen e kuzhines ai ka bere shume eksperienca ne restorante shume cilesore dhe ka fituar disa cmime ne konkurset e gatimit midis shkollave, si ne kampionatin Italian te kuzhines U23 dhe ne kampionatin europian me 27 shkolla perfaqesuese. Ai është larguar shpesh nga Siena per eksperienca sezonale ne Valle d’Aosta, Toscana, Lazio, Sardegna dhe momentalisht punon ne nje restorant të vlerësuar me YllMichelin ne Parma. Ne rrugetimin e tij ne Masterchef, Bleri ka prezantuar pjata te veçanta duke fituar 2 here pjata me e mire.

Shqiptari i Italisë
(Ndiqni Shqiptariiitalise.com edhe në Facebook dhe Twitter)