Britan Kodheli, një shqiptar në zgjedhjet në Ravenna - Shqiptari i Italisë

Shqiptarë të Italisë

Quhet Britan Kodheli, durrsaku që ka paraqitur kandidaturën për këshilltar komunal me Futuro e Libertà në Ravenna. Në qershor ai do të mbushë 23 vjeç; është diplomuar në Forlì në Shkenca Ndërkombëtare dhe Diplomatike.

Britan, çfarë të ka afruar me politikën?

“Kam filluar të interesohem për politikë si për pasion personal, ashtu dhe për llojin e edukimit që më ka dhënë im atë. Kam qenë gjithnjë simpatizant i Finit dhe kam qenë dakort me të gjitha zgjedhjet e tij. Besoj se ky politica ka kryer një ecuri përtëritjeje të së Djathtës duke e bërë atë sa më liberale të jetë e mundur”

Mes të rinjve dhe politikës handeku është gjithnjë e më i madh. Pse ndodh kjo sipas teje?

“Jemi pak, ka një mosbesim të përgjithshëm ndaj politikës. Njerëzit arrijnë të thonë :”Po zgjedh të keqen më të vogël”. Problemi është kjo zallamahi politike dhe konfuzioni i përgjithshëm që ndihet në nivel kombëtar. Kësaj i shtohet edhe një qëndrim sipërfaqësor i brezit të ri i cili nuk angazhohet as në kuadrin politik as në atë për vetveten. Lista jonë është ajo që ka më shumë të rinj, siç dëshmon edhe mesatarja e moshës së kandidatëve që është  39 vjeç.  Mendojmë se ka nëvojë për nëj përtëritje të klasës politike për të evituar ata që personalisht i cilësoj si “poltronaxhi” në favor të atyre që kanë kompetenca dhe kredenciale reale.  Në ravenna prej 60 vjetësh ka një diktaturë, ndërsa dihet që ndërrimi dhe alternimi janë themelore për demokracinë.

Cili mund të jetë kontributi yt në gjirin e Fli?

Kontributi im pasqyron linjën e përgjithshme të Partisë, e cila nuk ka probleme me imigrantin në vetvete, me kusht që kush vjen nga jashtë të pranojë kulturën dhe traditat e vendit pritës. Është themelore që imigranti të integrohet, siç dëshmon edhe historia e familjes sime. Im atë, që kur ka ardhur në Itali, është munduar pa masë.