Edhe atleti Agron Vuka në "Italia’s got Talent" - Shqiptari i Italisë

Shqiptarë të Italisë
Talenti i tij, të vrapuarit mbrapsht

Romë, 2 tetor 2013 – Një javë para akrobates Anjeza Rruci, mes konkurrentëve të “Italia’s got talent” është paraqitur edhe 32vjeçari Agron Vuka. I lindur në Tiranë, prej vitesh në Milano, Vuka është një atlet disi i veçantë. Specialiteti i tij është vrapi mbrapsht, edhe me pengesa.

Performanca e tij ka dëfryer dy nga anëtarët e jurisë Rudy Zerbi, dhe Gerry Scotti, që e me votat e tyre në favor kanë mundësuar që djali të vazhdojë rrugëtimin e tij në transmision. Ndërsa Maria De Filippi, edhe pse ka mbetur gojëhapur nga performanca e Vukës, ka votuar kundër tij duke u justifikuar se i pëlqejnë gjërat “për së mbari”.

Agron Vuka ka zgjedhur të garojë me një fanellë me flamurin kuqezi në kurriz, gjë që nuk ka kaluar pa u vënë re e për të cilën lavdërohet shumë në rrjetet  sociale.

Këtu, në faqet internet programit Italia’s got Talent mund të ndiqni performancën e tij