Ermir Kodra, president i klubit të futbollit të Parmës - Shqiptari i Italisë

Shqiptarë të Italisë
Kodra ka qenë drejtor marketingu në ARMO. 29-vjeçari lushnjar është presidenti më i ri i Serisë A

Romë, 21 janar 2015 – Është 29-vjeçari Ermir Kodra presidenti i ri i Klubit të Futbollit të Parmës. Lajmi është dhënë sot në faqet zyrtare online të vetë klubit, në të cilat mësohet se i riu është edhe Administrator i deleguar.

Ermir Kodra, i lindur në Lushnje, më 21 nëntor 1985, është presidenti më i ri mes kolegëve të tij të Serisë A. Ai ka studiuar Ekonomi në Tiranë e më pas është specializuar në in Financial Analysis & Forecasting, Management issues, Oil Supply, Shipping & Trading, Managing Operational Risk. Ka punuar në Bankën Kombëtare Tregtare dhe ka qenë Drejtor Marketingu në rafinerinë ARMO.

Sipas Corriere dello Sport, Kodra është krahu i djathtë i Rezart Taçit e ndoshta caktimi i tij president i klubit të Parmës mund të përgatisë hyrjen në lojë drejtpërdrejt të Rezar Taçit.