Ermonela Jaho fiton çmimin e publikut të International Opera Awards 2016 - Shqiptari i Italisë

Shqiptarë të Italisë
U shpallën në teatrin Savoy të Londrës fituesit e International Opera Awards 2016. Sopranoja e famshme shqiptare Ermonela Jaho fitoi çmimin e publikut mes tetë kandidatëve

Londër, 16 maj 2016 – Është Ermonela Jaho, sopranoja shqiptare, që më shumë se të tetë kandidatët, është votuar online nga dashamirësit e operës në të katër anët e Botës, duke fituar kështu çmimin e publikut në International Opera Awards 2016. Çmimet u dhanë në një ceremoni të posaçme të mbajtur mbrëmjen e të dielës në Teatrin Savoy të Londrës.

Sopranoja ishte përzgjedhur për çmimin e publikut nga juria e International Opera Awards, me kryetar John Allison, kryeredaktor i Opera Magazine dhe kritik i muzikës klasike në The Daily Telegraph.

Ermonela Jaho konkurronte krah emrave të njohur të muzikës lirike ndërkombëtare Juan Diego Flórez, Danielle De Niese, Joyce DiDonato, Michael Fabiano, Gerald Finley, Dmitri Hvorostovsky dhe Eva-Maria Westbroek.

Fondacioni Opera Awards u themelua në vitin 2012 dhe ka për qëllim rritjen e vizibilitetit të operës si formë arti, njohjen dhe vlerësimin e suksesit të artistëve të kësaj fushe dhe gjenerimin e fondeve për t’u dhënë bursa studimi talenteve të reja të operës në mbarë botën.

Mbi Ermonela Jahon mund të lexoni edhe:
Ermonela Jaho vlerësohet me medalje nga kryeministri Rama
Ermonela Jaho kthehet në Tiranë me Madama Butterfly
Gli albanesi d’Italia cantano Verdi
Në La Scala, Manon është vetëm Ermonela Jaho
Violeta e Ermonela Jahos emocionon sërish Londrën
Violeta e Ermonela Jahos magjeps Stokholmin
Ermonela Jaho. Violeta shqiptare në 150 vjetorin e Italisë
Triumfi i Ermonelës