Ermonela Jaho në garë për çmimin e publikut në International Opera Awards - Shqiptari i Italisë

Shqiptarë të Italisë
Sopranoja e famshme shqiptare Ermonela Jaho është nominuar në “International Opera Awards” mes tetë kandidatëve për çmimin e publikut, që do të shpallet më 15 maj

Sopranoja është përzgjedhur për çmimin e publikut nga juria e International Opera Awards, me kryetar John Allison, kryeredaktor i Opera Magazine dhe kritik i muzikës klasike në The Daily Telegraph.

Ermonela Jaho është në garë krah emrave të njohur të muzikës lirike ndërkombëtare Juan Diego Flórez, Danielle De Niese, Joyce DiDonato, Michael Fabiano, Gerald Finley, Dmitri Hvorostovsky dhe Eva-Maria Westbroek.Votimi i publikut nga mbarë bota bëhet online (kliko këtu për të votuar). Fituesit do të shpallen më 15 maj.

International Opera Awards u ngritën në vitin 2012. Kanë për qëllim rritjen e vizibilitetit të operës si formë arti, njohjen dhe vlerësimin e suksesit të artistëve të kësaj fushe dhe gjenerimin e fondeve për t’u dhënë bursa studimi talenteve të reja të operës në mbarë botën.

Mbi Ermonela Jahon mund të lexoni edhe:
Ermonela Jaho vlerësohet me medalje nga kryeministri Rama
Ermonela Jaho kthehet në Tiranë me Madama Butterfly
Gli albanesi d’Italia cantano Verdi
Në La Scala, Manon është vetëm Ermonela Jaho
Violeta e Ermonela Jahos emocionon sërish Londrën
Violeta e Ermonela Jahos magjeps Stokholmin
Ermonela Jaho. Violeta shqiptare në 150 vjetorin e Italisë
Triumfi i Ermonelës