Orial Kolaj, boksieri kampion i Europës së Bashkuar - Shqiptari i Italisë

Shqiptarë të Italisë
Orial Kolaj, boksier në peshat gjysmë të rënda, brenda pak muajve ka fituar dy tituj të rëndësishëm: Kampion i Italisë në shkurt e i BE-së pak ditë më parë

Orial KolajPas titullit kampion i Italisë, fituar para pak muajve, Orial Kolaj, boksieri lezhian 29 vjeç, që prej vitesh jeton në Lombardi, ka fituar më 1 qershor edhe titullin Kampion i Europës së Bashkuar. Në ndeshjen e fundit, ka mundur Dario Cichellon në Guidonia, në sheshin e Komunës përballë 3 mijë spektatorëve.

Kolaj, që i pëlqen të hidhet në sulm edhe pse shpesh zbulohet e merr ndonjë grusht më shumë nga ç’duhet, fitoi për KO teknike në raundin e parafundit ndaj një kundërshtari shumë të përgatitur nga pikëpamja atletike.

Pasi u shpall në shkurt kampion i Italisë, shqiptari i Italisë Kolaj fiton kështu titullin e dytë të rëndësishëm të karrierë së tij, të parin ndërkombëtar që mund ta projektojë shumë shpejt drejt titullit kontinental. Tashmë mban rekordin me 9 fitore e 5 barazime.