Genti Tavanxhiu - Shqiptari i Italisë

Shqiptarë të Italisë

Një skulpturë e tij në kishën e Norcias

Do të mbajë veprën e një skulptori shqiptar kisha e Castelluccio-s në Norcia. Bëhet fjalë për skulptorin nga Shkodra, Genti Tavanxhiu i cili prej vitesh jeton tashmë në Itali. Por veprat e tij nuk gjenden vetëm në Itali, e në Shqipëri por edhe në Gjermani, Zvicër e më gjerë. Ndërkohë që të shumta janë edhe konkurset dhe ekspozitat artistike ku skulptori shqiptari ka marrë pjesë me punët e tij të një karakteri të shumëllojshëm në përzgjedhjen e teknikave dhe tematikave.

genti-tav.gifProfili kryesor i artistit shqiptar duket se është skulptura publike ku ai lëviz nëpër zhanre të ndryshme të artit bashkohor duke shprehur përmbajtje konceptuale të atyre që janë rpirjet më tipike të arteve të bukura të shekullit të njëzetenjë por edhe të një forme të artit disi më klasike e më të kombinueshme me kryeveprat e artit të së kaluarës veçanërisht një një vend me pasuri të jashtëzakonshme në këtë drejtim siç është Italia. Dhe pikërisht ky aspekt është ai që i ka sjellë artistit shqiptar nderin e të ekspozuarit në një nga kishat më spektakolare të Italisë, ndërtuar në vitet 1500 në një fshat të Norcias, të quajtur Castelluccio. Do të jetë pikërisht një shën Mari klasike e ndërthurur me elemente të hijshme të simbolizmin të vjetër të krishterë e të parakrishterë ajo që do të shtohet nga ana e artistit shqiptar në kishën e zonës së Norcias. Bëhet fjalë për një skulpturë në përmasa reale 165 centimetër të lartë, që përfaqëson një shëmbëlltyrë klasike të figurës kyçe të krishtërimit.

Për më shumë informacion mund të vizitoni edhe sitin http://gentitavanxhiu.blogspot.com/

Shqiptari i Italisë i muajit nëntor 2009