Klaudia Pepa finaliste e Amicit - Shqiptari i Italisë

Shqiptarë të Italisë
Balerina e talentuar kërcen me Massimo Ranierin e Ricky Martin gjatë gjysmëfinales

Romë, 30 maj 2015 – Është Klaudia Pepa, ballerina shqiptare, një nga 4 finalistët e Amici-t të Maria De Filippit. Fiton sfidën e fundit me Giorgio Albanesen dhe meriton të jetë finalistja e katërt.

Edhe gjatë gjysmëfinales ka konkurruar disa herë, për t’u veçuar performanca me Massimo Ranierin, i cili kthehet për të dytën herë në tre javë, gjithnjë për të shoqëruar balerinën shqiptare. Me talentin e saj, Klaudia kishte fituar që herën e parë vlerësimet e lartë të aktorit e këngëtarit napoletan, i cili i përsërit sërish gjatë provave të gjysmëfinales. “Klaudia Pepa është një artiste me bukuri të rrallë e hir të pazakontë. Shihet që nuk vallëzon për vete por për publikun” është shprehur Ranieri pasi këtë radhë e ka shoqëruar me të famshmen “O sole mio”.

 

Balerina e talentuar vallëzon nën notat e “O sole mio” të kënduar nga Massimo Ranierin

Posted by Shqiptari Italisë on Sabato 30 maggio 2015

Në gjysmëfinale, Klaudia ka performuar edhe me anëtarin special të jurisë, Ricky Martin: ka vallëzuar ndërsa artisti portorikan ka kënduar disa nga sukseset e tij Vida loca, She bangs, La copa de la vida.

 

Takimi i radhës, ai më i rëndësishmi, të premten e ardhshme, më 5 qershor, kur në Canale 5 transmetohet finalja e Amici-t, programi që më shumë se cilido tjetër ka  sjellë përpara publikut të gjerë televiziv të rinj të talentuar shqiptarë.

 

Balerina e talentuar kërcen me Ricky Martin

Posted by Shqiptari Italisë on Sabato 30 maggio 2015

Lexo edhe:
Klaudia Pepa, nga ‘Gjeniu i vogël’ mes ‘Miqve’ të Maria De Filippit

Klaudia Pepa magjeps Massimo Ranierin e publikun (Video)