Klaudia Pepa në finalen e Amici-t. Tani, fitorja varet edhe nga vota e publikut - Shqiptari i Italisë

Shqiptarë të Italisë
Ja si mund të votohet

Klaudia Pepa, ballerina shqiptare konkurrente në Amici, mbërriti deri në fund. Të premten më 5 qershor, Klaudia, Virginia, Stash (The Kolors) dhe Briga, katër finalistët, dy këngëtarë e dy balerina, do të sfidojnë njëri tjetrin. Vota e publikut do të vendosë se cili prej tyre do të jetë fituesi i këtij edicioni.

Për balerinën shqiptar, edhe arritja deri në finale përbën sukses, por janë të shumtë ata që e konsiderojnë fituesen e kategorisë së baletit. Me talentin e saj, dhuntitë fizike të jashtëzakonshme, teknikën e lartë dhe përulësinë e saj, gjatë këtyre muajve në Amici, Klaudia nuk e pati të vështirë të fitonte vlerësimin e mësuesve dhe ngrohtësinë e publikut. “Objektivi im në jetë është të jem e lumtur, e kjo shkollë bën pjesë në lumturinë time”, thotë ajo në një video menjëherë pas gjysmëfinales ku shpreh emocionet e përjetuara këta muaj.

Që Klaudia të fitojë tani varet jo vetëm prej saj por edhe nga publiku pasi vota e tij dekreton fituesin e programit. Këtë vit, ka katër mënyra, falas e me pagesë, për të votuar, natyrisht Klaudian, nëse e ndiqni programin e jeni mes dashamirësve të saj.

Mund ta votoni kështu:

SMS – Mënyra klasike, duke nisur gjatë finales (të premten nga ora 21.10 Canale 5) një mesazh me kodin e Klaudias që do të jepet live në fillim të finales në numrin 47300. Kostoja e mesazhit është 0,16 € e mund të votohet 5 herë;

Web – Nga portalet www.wittytv.it e www.mariadefilippi.mediaset.it. Për të votuar duhet të jeni të regjistruar në a Mediaset.it;

Smartphone – Shkarkoni falas aplikacionin Mediaset Connect, regjistrohuni dhe më pas mund të votoni sipas udhëzimeve;

Twitter – Bëhuni ndjekës të llogarisë zyrtare të programit @AmiciUfficiale. Konfirmoni llogarinë tuaj me një sms në numrin 342-4114455 me emrin që përdorni në Twitter (për shembull: @emriprofili). Vota për Klaudian jepet me anë të hashtag-ut ‪#AmiciUfficialei pasuar nga kodi i saj.

Takimi është për të premten, 5 qershor, në orën 21.10. Nuk na mbetet veç t’i urojmë Klaudias Suksese! e “In bocca al lupo!”.

Këtu keni udhëzimet e hollësishme mbi mënyrat e votimit.

Mbresat e Klaudias për muajt e kaluar në Amici: