Kledi Kadiu profesor e anëtar jurie në Amici13 - Shqiptari i Italisë

Shqiptarë të Italisë
Në sezonin e ri televiziv, Kledi Kadiu do të jetë protagonist në kanale të ndryshme televizive. Në Itali e Shqipëri. Kthehet si profesor në Amici13 të Canale5, në Rai5 me edicionin e katërt të programit të tij “Danza”, ndërsa në kanalin shqiptar Agon Channel do të drejtojë “Duartrokitje”

Romë, 25 shtator 2013 - Nisin sot provat për përzgjedhjen e të rinjve që do të marrin pjesë në emisionin e famshëm të Maria De Filippit, që do të nisë transmetimin në televizion pasditen e 23 nëntorit. Në vite, në studiot e Amici-t, kanë fituar popullaritet, në fillimet e tyre në Itali, balerinë si Anbeta Toromani, Ilir Shaqiri, Kledi Kadiu, Leon Cino, Klajdi Selimi, etj.

Këtë radhë kthehet Kledi Kadiu. Jo më si i ftuar, por si pjesë e stafit mësimdhënës. Pjesëmarrjen në Amici 13, ai e sheh me kënaqësi sepse kthehet në një ambjent mes miqsh. Por mbi të gjitha si një vlerësim e përgjegjësi, pasi aty do të jetë një nga katër profesorët e baletit dhe anëtar jurie që do të vlerësojë të rinjtë pjesëmarrës në program.

“Jam entuziast për pjesëmarrjen në Amici. Është një eksperiencë e re, apo më mirë, një formë e re e përvojës disavjeçare që tashmë kam në mësimdhënie qoftë në shkollën e baletit që drejtoj apo në shkollat e tjera ku jap mësim si i jashtëm. – thotë Kledi për Shqiptariiitalise.com – Nuk kam shumë për të komentuar sepse jemi akoma në fillimet e programit. Mund të them vetëm që jam shumë i gëzuar të punoj me një grup miqsh që njoh prej shumë vitesh, duke filluar nga Maria De Filippi”.

Vitet e fundit, larg studiove të Amici-t, Kadiu sidoqoftë nuk i është larguar televizionit. Për tre sezone ka drejtuar në Rai5 një emision dedikuar botës së baletit, dhe nga 19 tetori nis sezonin e katërt që do të transmetohet çdo të shtunë në 22.30. Ndërsa në Shqipëri ka nisur bashkëpunimin me Agon Channel me një emision të tijin “Duartrokitje” që do të nisë së shpejti e në të cilin prezanton artistë shqiptarë që kanë fituar famë në arenën ndërkombëtare.

Sukseset kanë ndjekur njëri tjetrin edhe në teatër: protagonist në Non solo Bolero, Romeo e Giulietta, e së fundi me Contemporery Tango me kompaninë Balletto di Roma (sa për të përmendur shfaqjet e fundit) ka marrë duartrokitje e kritika pozitive në skenat në të katër anët e Italisë. Contemporary Tango do të transmetohet ekskluzivisht në Rai 5 më 19 tetor, në orën 21.15 (ndërsa më 20 tetor do të transmetohet një emision me prapaskenat e të njëjtit spektakël).

Vërtet një vit shumë i mbarë për Kledi Kadiun që përveçse balerin i talentuar dhe i zoti, po spikat si një drejtues emisionesh tv i shkathët dhe simpatik. “Çdo projekt të ri, qoftë spektakël baleti, qoftë eksperiencë televizive, e marr seriozisht e mundohem ta bëj sa më mirë”, shpjegon ai suksesin.

Ndërkaq, si një nga të intervistuarit e Daniele Vicarit për La Nave Dolce, filmi dokumentar mbi anijen Vlora (nga 10 shtatori, dvd është në shitje), Kledi ka qenë vitin e shkuar si protagonist edhe në festivalin e Venezias.

Por suksesi profesional “nuk është gjithçka në jetë”. Bashkë me mikeshën e kolegen Anbeta bëhen testimonial të fushatës në mbështetje të AISM, shoqatë italiane për kërkimet shkencore për Sklerozën e Shumëfishtë,

Si testimonial i UNICEF, Kledi Kadiu jep ndihmesën e tij në fushata të ndryshme sensibilizimi, madje vendos të shkojë edhe në Bangladesh si i dërguar i organizmit të Kombeve të Bashkuara. Kthehet që andej i emocionuar dhe me përshtypje të thella: “Eksperienca të tilla të ndryshojnë jetën” thotë pa asnjë mëdyshje, edhe pse e di që shprehja mund të duket bajate. Është i gatshëm të përsërisë një eksperiencë të tillë, madje e këshillon të gjithëve, “për të vlerësuar më shumë atë që kemi, për të kuptuar më mirë të tjerët”.

Keti Biçoku

CONTEMPORARY TANGO con Kledi Kadiu from kledikadiu on Vimeo.

from kledikadiu on Vimeo.

embed video plugin powered by Union Development